Afganistan, nuk lind djalë, e vret burri
Lind vajzën e tretë, e vret burri.
Një grua në Afganistan është mbytur nga i shoqi pasi solli në jetë vajzën e tretë dhe jo djalin e shumëdëshiruar.
Ngjarja ka ndodhur në provincën qendrore Kunduz.
Viktima, 28 vjeç, është shtrënguar në qafë derisa ka dhënë shpirt nga i shoqi, i ndihmuar edhe nga e ëma.
Policia ka arrestuar vjehrrën e nënës së re, ndërsa është në kërkim të babait të tre vajzave, i cili është arratisur.