E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, pi fostoksinë, bie në koma

Një 47-vjeçare nga Pogradeci ka tentuar ti japë fund jetës me fostoksinë, duke përfunduar në koma.

Sipas policisë së Pogradecit, 47-vjeçarja F.Pine është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në një dhomë hoteli.

Kanë qenë forcat e policisë së këtij qyteti ato që kanë shqyer derën e dhomës, pasi janë lajmëruar nga familjarët e gruas.

Pak para se të konsumonte lëndën helmuese, gruaja 47-vjeçare u kishte dërguar atyre një sms ku i vinte në dijeni të asaj që po bënte.

Menjëherë gruaja është dërguar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet në gjendje kome.

Mësohet se gruaja e kishte kaluar natën e vetme në hotel. Policia ka nisur hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›