Reforma zgjedhore, Rama: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona

Partia Socialiste mbetet e vendosur të mos tërhiqet nga kërkesat e saj në lidhje me reformën zgjedhore. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar se në themel të kërkesave të opozitës mbeten riformatimi I KQZ-së, transparenca e materialeve zgjedhore dhe identifikimi dhe numërimi elektronik.
“Akzuat e përditshme të kryeministrit, të kryetares së kuvendit dhe zëdhënësve të pushtetit dëshmojnë në fakt vullnetin e mbrapshtë për të mos realizuar reformën zgjedhore. Është e qartë ajo që kërkojmë ne dhe duhet të jetë e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje normale nëse s`ka reformin të KQZ-së, dhe kjo nuk bazohet në eksperiencën e hidhur që ka PS-ja me KQZ-në por në gjetjet dhe rekondimet e vetë raportit të ODIHR-it” shtoi Rama
Ai ka theksuar se PS-ja është e gatshme të punojë me palën tjetër për korrektimin e sistemit zgjedhor duke arritur një kompromis të shëndetshëm i jep mundësi të gjitha partive të mund të përfaqësohen në parlament duke u bazuar në vullnetin e popullit
vijon..