E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi:Të arrihet dialogu për reformën zgjedhore

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar nga palët politike në Shqipëri të arrijnë dialogun për përfundimin në kohë të reformës zgjedhore.

Duke folur nga Shkodra për zhvillimet politike në vend, ambasadori Sequi u shpreh se Shqipëria i ka mundësitë të plotësojë 12 kriteret e statusit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Nuk duhet humbur kohë për përmbushjen e marrëveshjes së nëntorit. Pozita dhe opozita të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore. Ne kemi besim te dialogu dhe shpresoj që politika të plotësojë kushtet për marrjen e statusit kandidat” theksoi Sequi.
 

Deklaratat e ambasadorit Ettore Sequi u bënë gjatë inspektimeve të punimeve të një rruge në Shkodër që financohet nga BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›