E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi mbetet opsion për Gattuson

Agjenti i veteranit të Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se mund të ndodhë një transferim i futbollistit te Anzhi.

Mesfushori mendoi t`i bashkohet klubit rus edhe verën e kaluar, para se të nënshkruajë marrëveshje të re me Milanin, e cila skadon në qershor.

"Ende është herët dhe lojtarët pa kontratë ende mund të fillojnë negociatat vitin e ardhshëm. Interesimi i Anzhi është aty, por deri tani nuk ka pasur zhvillime, prandaj ne do të bisedojmë me Milanin dhe do të shohim".

"Rino ka qenë këtu për shumë vite dhe çdo herë ne kemi zhvilluar kontakte pas një bisede të shkurtër me ta (zëvendës-presidentin Adriano Galliani). Do të shohim çfarë planifikon ai, varet nga kërkesat, Rino është shumë i qetë", ka thënë Andrea D`Amico për Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›