E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Venecia dhe ODHIR, takime në Tiranë

Reforma zgjedhore dhe përmirësimi i praktikave elektorale në Shqipëri sjell për dy ditë në Tiranë një delegacion të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe misionit të ODIHR-it me në krye sekretarin e Komisionit të Venecias Thomas Markert.
 

Delegacioni ka për qëllim të hartojë një opinion të përbashkët për përmirësimet që mund ti bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri bazuar kjo edhe në kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorjn Jangland i cili kërkoi një opinion nga Komisioni i Venecias për ndryshimet në legjislacionin e vendit tonë pas përvojës së zgjedhjeve të 8 majit.
 

Delegacioni do të nisë takimet sot me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërsa axhenda parashikon takime me kryeministrin Berisha, kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, përfaqësues të partive politike si dhe përfaqësues të komunitetitn ndërkombëtar të pranishëm në Shqipëri.
 

Opinioni i hartuar nga 8 anëtarët e delegacionit do të dorëzohet në Komisionin e Venecias për një miratim të mundshëm në seancën plenare që do të mbahet në muajin dhjetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›