E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, tërmet 7.3 ballë, frikë se numri i viktimave mund të arrijë mbi 1000 (sondazh)

 

Foto nga provinca ku ra tërmeti

(E përditësuar) – Mbi 1 000 vetë dyshohet të kenë humbur jetën sot kur një tërmet i fuqishëm goditi juglindjen e Turqisë, duke shkatërruar dhjetëra ndërtesa dhe duke marrë me vete nën rrënoja dhjetëra persona.

Ndërsa nata ra, të mbijetuarit dhe punonjësit e emergjencës vijonin të luftonin për të nxjerrë njerëzit nga gërmadhat e qytetit të Vanit dhe Erkisit, ku u shemb një konvikt studentësh.

Banorët e Vanit u bashkuan në një kërkim të vrullshëm duek përdorur duart dhe lobatat dhe duke punuar nën dritat e dobëta, ndërsa dëgjonin zërat e të mbijetuarve që thërrisnin të dëshpëruar për ndihmë në një errësirë të thellë dhe një të ftohtë therës.

Dëgjuam të qara dhe zëra nga poshtë rrënojave dhe presim të vijnë skuadrat e shpëtimit, – tha Halil Çelik për Rojtersin, ndërsa qëndronte në rrënojat e ndërtesës që u shemb para syve të tij. E gjithë ndërtesa u shemb sa hap e mbyll sytë. Vrapuam të gjithë që ishim në rrugë për të ndihmuar dy të plagosur që i nxorëm nga muret e shembura. Në anën tjetër, tre adoleshentë besohet se kanë ngecur poshtë ndërtesës. Njerëzit thërrasin: A ka njeri aty?!. Një punëtor i shpëtimit ulet me lot në sy, ndërsa fytyra e lodhur i është mbuluar nga pluhuri. Policia përpiqet të mbajë larg shikuesit. Stafet e ambulancave qëndrojnë gati për të ndihmuar ata që nxirren nga rrënojat. Institute turk i Kërkimeve për Tërmetet deklaroi se tërmeti ishte me magnitudë 7,2 dhe thellësi 5 km ishte nga më të fortët në historinë e Turqisë dhe më i keqi që nga 1999-a.

Zv.kryeministri Besir Atalaj tha se dhjetëra ndërtesa u shembën në Van, një qytet antik me popullsi prej 1 milionësh. Mediat turke thanë se 80 ndërtesa, përfshirë një konvikt u shembën në Erkis, qytet me 100 000 banorë pranë kufirit me Iranin.

Ambulanca, ushtarë, skuadra shpëtimi kudo, duke punuar për të nxjerrë njerëzit nga godinat e shembura. Kam parë shumë trupa të vdekur të nxjerrë jashtë, ndërsa skuadrat po përpiqen të gjejnë të gjallët, tha një fotograf i Rojtersit që ndodhej në Erkis, rreth 100 km në veri të Vanit.

Gjenerali Mustafa Erdik tha në një konferencë për shtyp se qindra jetë mund të jenë humbur. Mund të jenë 500 ose 1000, tha ai, bazuar në fuqinë e tërmetit të rënë. Një infermiere në spitalin shtetëror në Erkis tha se të plagosurit po mjekohen në kopshtin e spitalit, pasi ndërtesa është dëmtuar keq.

Kryeministri Taip Erdogan iu drejtua Vanit, ndërsa kabineti pritet të diskutojë mbi tërmetin nesër në mëngjes.

Shumë godina u shembën, shumë njerëz janë vrarë, nuk e dimë numrin e tyre. Po presim për ndihmën e emergjencave, tha kryebashkiaku i Erkisit, Zulfukar Arapoglu. Kemi nevojë urgjente për tenda dhe skuadra shpëtimi. Nuk kemi ambulance dhe kemi vetëm një spital, ndërkohë që numri it ë vdekurve dhe të plagosurve është i lartë. Gjysmëhëna e Kuqe turke tha se një nga skuadrat e veta po i jep ndihmë studentëve në Erkis. Ajo ka dërguar 1200 tenda, mbi 4000 batanije, soba dhe ushqime. Më shumë se 70 tronditje goditën zonën, ndërsa banorët dolën me vrap në rrugë. Pamjet televizive tregojnë për dhomat që tronditen dhe mobiljet që lëvizin ndërsa njerëzit vrapojnë të dalin nga një ndërtesë.

Për shkak të panikut dhe bllokimit të linjave telefonike, nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me numrin e viktimave apo shkallën e dëmeve.

Turqia goditet shpesh nga tërmetet, për shkak të shtrirjes së saj në mes të pllakave tektonike. Dy tërmete me magnitudë mbi 7 ballë, të cilat goditën Turqinë në vitin 2009, lanë pas 20 mijë të vdekur.

 SONDAZH

Note: There is a poll embedded within this post, please visit the site to participate in this post's poll.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›