E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, aleatët e majtë sulmojnë Ramën: Prishe marrëveshjen

Reforma zgjedhore dhe mosmarrja parasysh e kërkesës së partive të vogla për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor ka hedhur në sulm ndaj lidershipit socialist kryetarët e PSD, PDS, PDK, dhe PSV 91. Në një konkerencë të parbashkët për shtyp, të katër aleatët e majtë, kanë akuzuar drejtpërdrejte Edi Ramën, për prishje të marrëveshjes zgjedhore, duke u shprehur se po paralajmërohen zgjedhje të 2009-tës. Gjatë fjalës së tij kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi u shpreh se reforma zgjedhore po degradon dhe kjo është përgjegjësi e plotë e Partisë Socialiste.
 

“Reforma zgjedhore po degradon. PS ka përgjegjësi për të garantuar reformë zgjedhore reale. E majta ndodhet në opozitë për shkak të qëndrimit të lidershipit dhe qëndrimit që mban me aleatët. Po paralajmërohen zgjedhjet e 2009-tës”u shpreh Gjinushi.
Ndërsa për Paskal Milon, kreun e PDS-së të dy partitë e mëdha po bashkëpunojnë për interesa të ngushta dhe kjo PS-së do t`i kushtojë shkurtim të trenit të saj.
 

“ PS po bën të njëjtat gabime që e cuan në disfatë, nëse ecet kështu do ti kushtojë 2013-ta.Treni i PS-së jo vetëm nuk po zgjatet, por ka mundësi të shkurtohet. Nuk kërkojmë mandate si lëmoshë, por formulë bashkëpunimi si aleatë” tha ai.
 

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe kreu i PSV 91 Petro Koci, duke paralajmëruar se kodi actual krijon krizë dhe kjo mund ta cojë PS-në në udhë pa krye.
 

“Kodi krijon krizë, PS duhet të ketë kujdes nga zërat që e çojnë në udhë pa krye.Duhet të realizohet një frymë bashkëpunuese,PS t`i shtojë aleatët,jo t`i pakësojë”është shprehur Koci.
 

Ndërsa kreu PDK-së, Nard Ndoka ka qenë më i prerë në qëndrime, duke mospërjashtuar një koalicion të mundshëm me PD-në.
 

“PS po hap hendek në bashkëpunimin me aleatët. E prishi marrëveshjen për reformën zgjedhore, ndaj ka hapësira për koalicion edhe jashtë. Nuk përjashtojmë koalicion me PD-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›