Marrja e statusit, në dhjetor pritet ti jepet Shqipërisë një shans i dytë
04/10/2011 Presidenti Topi pret ambasadoren e Britanisë në Tiranë, Fiona Mekiluam
Shqipërisë pritet ti jepet një shans i dytë për marrjen e statusit të vendit kandidat për integrimin e saj në Bashkimin Europian në muajin dhjetor të këtij viti. Kjo u la të nënkuptohej gjatë takimit të djeshëm mes ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë dhe Presidentit të Republikës Bamir Topi të zhvilluar në zyrën e këtij të fundit. Edhe gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit e vunë theksin mbi domosdoshmërinë dhe gjetjen e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për plotësimin e kritereve kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Klasa politike shqiptare mbart një përgjegjësi të veçantë për imazhin e vendit përballë partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë për mënyrën e administrimit të pushtetit dhe të vullnetit të qytetarëve shqiptarë”, - tha dje Presidenti Topi gjatë takimit, ku u diskutua situata aktuale politike dhe institucionale në Shqipëri. Në njoftimin për shtyp të Presidencës theksohet se gjatë takimit kreu i shtetit përsëriti thirrjen e tij se “klasa politike shqiptare duhet ti lërë mënjanë mllefet politike, retorikën boshe dhe debatet shterpë dhe të mendojë e të përkushtohet për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, si dhe integrimin dinjitoz e sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen evropiane”. Më pas Topi tha se “shqiptarët me shumë sakrifica kanë kontribuar për imazhin e tyre si njerëz me kurajë, mbështetës dhe aspirues të vlerave demokratike dhe evropiane, ndaj është në detyrimin e përfaqësuesve të popullit, institucioneve shqiptare që tu përgjigjen këtyre standardeve”, - theksoi Presidenti i Republikës.
Nga ana e saj ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam, theksoi nevojën për një agjendë kombëtare reformash strategjike të arritura me vullnet të qartë dhe konsensus politik, e cila do të mundësojë integrimin e vendit tonë në gjirin e Bashkimit Evropian. Gjithashtu ambasadorja Mekiluam theksoi se është koha për dialog, bashkëpunim dhe angazhim serioz të të gjithë aktorëve politikë e institucionalë për kapërcimin situatës aktuale politike në vend. “Për arritjen e kësaj, - thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Presidentit, - bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën e bashkimit të vullneteve politike në vend për gjetjen rrugëve efikase të komunikimit dhe bashkëpunimit mes forcave politike shqiptare në shërbim të reformave thelbësore dhe të rëndësishme për integrimin e vendit në BE.
Integrimi në BE, plotësimi i 12 detyrimeve
Nga 12 detyrimet që kanë kërkuar europianët në progresraportin e vitit të kaluar për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë të vetmet që nuk janë prekur është votimi i ligjeve me 3/5, për të cilat mazhoranca aktuale nuk i ka 84 votat që përbëjnë dhe shumicën e cilësuar. Për realizimin e këtyre detyrimeve është i nevojshëm vullneti politik i opozitës për të votuar një sërë ligjesh dhe kodesh. Deri më tani Kuvendi ka shtyrë votimin e projektligjeve të cilat duhen miratuar me 84 vota dhe për të cilat opozita kërkon rishqyrtimin në komisione. Opozita deklaroi se nuk do të votonte projektligjet nëse nuk do të nisnin reformat duke zgjidhur fillimisht krizën politike dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Demokratët nga ana e tyre theksojnë se, nëse socialistët nuk votojnë ligjet me 3 të pestat e votave, ky do të jetë një bojkot i ri i Kuvendit prej tyre dhe tërheqje pas e premtimeve të tyre për bashkëpunim parlamentar në dobi të integrimit europian.
Detyrat e politikës
Lajcak: Mungesa e kompromisit ka dëmtuar integrimin
Pengesë për mosrealizimin e axhendës europiane nga ana e Shqipërisë që pritej nga Bashkimi Europian janë bërë problemet e brendshme, si ngërçi politik dhe mungesa e kompromisit për integrimin europian mes mazhorancës dhe opozitës. Ky është mesazhi i dhënë dje për shqiptarët nga drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian Mirosllav Lajçak. Mesazhi i negociatorit të BE-së për kapërcimin e krizës politike në vend vjen vetëm pak ditë përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian mbi marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë. Në prononcimin e tij dhënë për mediet shqiptare Lajcak tha dje se plotësimi i këtyre dy pikave është një domosdoshmëri për afrimin e shpejtë me komunitetin europian dhe shans i mirë për politikën që të rifitojë kohën e humbur. “Shqipërinë e pengojnë problemet e brendshme që i krijon vetë. Na vjen keq për këtë, sepse këto gabime ndikojnë shpesh në rezultatin final të garës. Unë shpresoj që vendi juaj të mund ti tregojë mundësitë e tij reale, që i ka treguar në të kaluarën, në mënyrë që të fitojë kohën e humbur dhe për tu përqendruar në dy çështje që janë theksuar në raportin për progresin e vitit të kaluar dhe që do të nënvizohen gjithashtu në raportin e këtij viti. Në radhë të parë është zbatimi i axhendës evropiane në mënyrë gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike në vend, duke bërë që kjo axhendë të jetë mbizotëruese në gjithë jetën politike të vendit”, - tha Miroslav Lajçak. Drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian fton politikën shqiptare të fillojë menjëherë punën për reformën zgjedhore. Ai u adresohet me mesazh të qartë edhe lidershipit shqiptarë, duke rikujtuar se tashmë detyrat janë të qarta për Shqipërinë. “Të fillojë sa më parë ndryshimi i kodit elektoral sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it, në mënyrë që të shmangen situatat si në zgjedhjet e fundit parlamentare apo lokale. Në fakt, nuk ka asgjë të re. Politikanët tuaj e dinë shumë mirë se çfarë pritet që të bëhet”, - u shpreh Lajcak.
Refuzimi
I pyetur për mundësinë e marrjes së statusit Miroslav Lajçak nuk dha ndonjë opinion, duke mos dashur të bëjë spekulime me një vlerësim që bëhet nga kolegji i Komisionit dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së. Ai përshëndeti kthimin e opozitës në kuvend, ku pritet miratimi i ligjeve dhe i reformave të munguara deri tani. Por mesazhet e opozitës për mosvotimin e ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar prej 3 të pestave e zbehin mundësinë e marrjes së statusit më 12 tetor. Në këtë vendim ka ndikuar dhe bojkoti i tejzgjatur i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.