E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, bien propozimet e LSI

Komisoni i posacem per hartimin e Kodit Zgjedhor miratoi nje nga kapitujt me te rendesishem, ate te perberjes dhe funksionimit te KQZ dhe te komsioneve zgjedhore te votimit dhe numerimit.

Formula e re percakton kufizimin e anetareve nga partite e vogla ne keto komisione. LSI, kundershtare e forte e ketyre ndryshimeve, paraqiti disa amendamente ne lidhje me perberjen dhe menyren e zgjedhjes se anetareve te komsioneve te administrimit te zgjedhjeve, te cilat u hodhen poshte nga komsioni i posacem paralmentar.

“U la formula qe ishte paraqitur me ekspertet”, ka sqaruar deputeti socialist Fatmir Xhafa.

Por perfaqesuesi i LSI ne kete komision, Spartak Braho akuzoi serish dy partite e medha se po monopolizojne reformen zgjedhore ne dem te demokracise.

“Me marreveshjen e sotme ata vendosen qe te rrezojne te tera amendamentet e paraqitura nga LSI. Gjithesesi, ne nuk do te terhiqemi”, ka pohuar Braho.

Hartimi i Kodit te ri Zgjedhor pritet te perfundoje se shpejti dhe t’i paraqitet Kuvendit per miratim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›