TCH siguron kopjen e raport-progresit

Raporti i pervitshem i Komisionit Europian pershkruan shkurtimisht marredheniet mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian dhe analizon situaten ne Shqiperi sipas kritereve politike dhe ekonomike te anetaresimit.
Po ashtu, raporti shqyrton aftesite e Shqiperise per te vene ne jete standartet europiane, domethene perafrimin gradual te legjislacionit dhe politikave me te drejten europiane, ne linje me MSA-ne dhe perparesite e partneritetit europian.
Raporti i ketij viti ka nje fryme me pozitive krahasuar me raportin e nje viti me pare, ndonese ne disa ceshtje kyce te partneritetit europian, veren mangesi qe duhen permbushur.
Keshtu, raporti veren se pavaresisht nje perceptimi me pozitiv, korrupsioni mbetet i shtrire gjeresisht. Dialogu politik mes forcave politike qe ka cuar ne nje bashkepunim mes mazhorances dhe partise me te madhe opozitare per reformen ne gjyqesor dhe reformen elektorale duhet rritur per te bere te mundur implementimin e reformave.
Ajo qe vihet re ne raport eshte pritshmeria e larte e Brukselit ne lidhje me zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem, qe cilesohen nje sfide kyce per Shqiperine.
Ne menyre te sigurt, versioni perfundimtar i ketij raporti eshte shume me ndryshe dhe me i zbutur kundrejt autoriteteve shqiptare nga versioni jo zyrtar i bere publik perpara disa ditesh.
Ashtu sic kishin paralajmeruar, autoritetet shqiptare ia kane arritur te zbusin tonet e kritikave, ndonese ato me thelbesoret mbeten aty. Shqiperise i mbetet shume per te bere per te arritur standartet.