E Diel, 1 Nëntor 2026

“Reforma zgjedhore do të sjellë stabilitet politik”

13-05-2012 / Gazeta 55

Ambasadori Wollfarth, tjetër apel për reformën zgjedhore

Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga përfundimi i mandatit të komisionit për reformën elektorale, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth bën apel për të përmbyllur sa më parë ndryshimet në kodin zgjedhor. Kreu i prezencës së OSBE-së e cilësoi reformën zgjedhore si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, reforme e cila duhet të sjellë stabilitet në vend. “Ndërkohë që ne jemi duke folur këtu, komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore është duke punuar mjaft fort për reformën e kodit zgjedhor, që përbën një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Unë shpresoj që reforma të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur në Parlament dhe finalizimi i saj do të sjellë patjetër një stabilitet më të madh politik e demokraci më të fortë, gjë që është e rëndësishme”, u shpreh ai.
Ambasadori Wollfarth vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria në një vit, duke veçuar funksionimin e Parlamentit, zgjedhjen e Avokatit të Popullit edhe miratimin e ligjit për gjykatën Administrative, por veçon dhe një gangrenë në të cilën kemi dështuar.
“Po ka një fushë ku Shqipëria është humbëse, korrupsioni për shembull. Kjo është fusha ku është humbës populli për shkak të kontratave që nënshkruhen mes palëve, ku populli nuk bëhet pjesë e tyre. Kjo është një lojë serioze ku duhet luajtur ndershëm”u shpreh ai.
Por veç politikës, diplomati Wollfarth ndau edhe emocionet e pjesëmarrjes për të dytën herë radhazi në Albania Open, në kampionatin e fluturimeve organizuar nga Federata e Aeronautikës Shqiptare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›