Fokus/ Rritja ekonomike e Turqisë, rikthen “trurin” e emigruar më parë
Ekonomia turke është rritur më shumë se 8 %, përgjatë 2011, dhe ka kohë që flitet për Turqinë si një vend që në të vitet e ardhshme është e paracaktuar të vlejë shumë në ekuilibrat europiane dhe botërore, pas vitesh jo-stabilitet politik dhe ekonomik. Midis fenomeneve ekonomike dhe sociale që theksojnë këtë ndryshim është fakti i rikthimin ne vend të mijërave turqish, shpesh të rinj dhe të shkolluar jashtë, që shohin sot perspektiva të reja pune dhe pasuri në vendin e tyre të origjinës: këtë e ka shkruar dhe gazeta amerikane “Uall Street Journal”, që para pak kohësh kish bërë të njëjtin studim mbi fenomenin që lidhet më të rinjtë brazilianë.
Turqia është një vend me popullsi të re, që gjysmë e 75 milion banorëve është nën 30 vjeç, me disa sektorë të ekonomisë në zgjerim të plotë: sidomos në sektorin teknologjik, siç shkruan gazeta Uall Street Journal, ka përfitime që fakti se zona e Stambollit, një qytet me 13 milion banorë, po bëhet një qendër e rëndësishme e tregtisë online. Sektori, sipas të dhënave të gjetura nga gazeta, do të rritet përgjatë 2011 me 57 %, derisa të arrijë vlerën e 22 miliardë lirave turke, rreth 9 miliardë dollarë.
Rritja e sektori të tregtisë nëpërmjet internetit, shumë e zhvilluar në Turqi, ka ndihmuar lindjen e shumë sipërmarrjeve të reja në këtë sektor. Disa prej tyre janë themeluar nga sipërmarrës të rinj, shpesh me formim në perëndim. Përpos start-up, fenomeni masiv që intereson profesionistët si avokatët, inxhinierët dhe arkitektë, sipas të dhënave të rritjes ekonomike të Turqisë ka një pikë të fortë sektorin e ndërtimit. Midis analistëve financiarë ka dyshime mbi soliditetin e rritjes ekonomike të Turqisë, një vend që një të tretën e forcës punëtore është e angazhuar në agrikulturë dhe varet shumë nga eksportimet, ndërsa burokracia dhe tatimet janë akoma të ashpra duke parë vendet e tjera me ekonomi dinamike. Sidoqoftë, rasti i Turqisë shpjegon një tendencë më të gjerë, siç shkruan Uall Street Journal, rikthimi i trurit më brilant nga perëndimi është një proces i pakthyeshëm për ekonomitë dinamike.