Dy operacione të rralla tek fëmijët në QSUT

Dy prej operacioneve janë bërë për herë të parë në Shqipëri. Prof. Ballerini nga spitali “Bambini Gesu”, në Romë ka kryer një procedurë të kateterizimit të zemrës tek një fëmijë 7.5 kg, e cila kryhet për herë të parë në vendin tonë, duke zgjidhur një nga patologjitë e zemrës pa operacion.
Drejtori i QSUT, Saimir Ivziku e ka cilësuar shumë të rëndësishëm këtë bashkëpunim ndërsa ka theksuar se janë me dhjetëra projekte të tjera të cilët do të vazhdojnë në këtë institucion.
“Ajo që vlen të theksohet është se janë edhe disa projekte të tjera shumë të rëndësishme në kuadrin e bashkëpunimit të QSUT me institucionet e tjera simotra dhe homologe. Mendoj që jemi në një rrugë të mbarë dhe si gjithmonë institucioni jonë do të tregojë vlerat e veta dhe asistencën më të mirë të mundshme” ka theksuar Ivziku. Ky i fundit nuk ka harruar të përmendë edhe mjekët italianë të cilët kanë asistuar në kryerjen e këtyre ndërhyrjeve janë Vittorio Vanini, kardiokirurg-pediatër dhe Luigi Ballerini, kardiokirurge pediatër. Nga ana e tyre mjekët italianë janë treguar të gatshëm për bashkëpunimin dhe rikthimin e tyre për të kryer të tjera ndërhyrje të komplikuara me mjekët shqiptarë.
Nga ana tjetër spitali Universitar i Catanzarros, kryeqyteti i Kalabrisë, pritet të hapë për herë të parë një pavijon të kardiologjisë dhe ka kërkuar edhe bashkëpunimin e mjekëve shqiptarë të shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, për vetë faktin se komuniteti shqiptar në këtë zonë ka një dominancë të madhe.
Djali 12 vjeçari i cili u operua gjithë jetën ishte trajtuar për infeksione pulmonare, ndërkohë që kjo shoqërohej me një anomali të arteries që dilte nga zemra dhe kjo u diagnostikua nëpërmjet një skaneri në QSUT. Rasti tjetër. Rasti tjetër ishte një fëmijë 5 muajsh i cili nuk oksigjenonte mirë dhe veçantia e tij ishte se të gjitha organet i kishte në krah të kundërt (djathtë). Realizmi i kësaj ndërhyrje kërkonte që çdo procedurë të kryhej në anë të kundërt.
Ndërhyrja tjetër e kryer në hemodinamikë ishte një vajzë e vogël 6 muajsh me kuartacion aorte, ndërhyrje të realizuara deri më tani vetëm me operacion. Tashmë problemi i saj u zgjidh nëpërmjet ngushtimit të aortës nëpërmjet hemodinamikës, pas paur nevojë për ndërhyrje. Për sa i përket ndërhyrjeve të kryera në shërbimin e kardiokirurgjisë rezulton se gjatë këtyre dy viteve të fundit janë kryer 220 raste, ndërkohë që çdo vit kemi edhe 30 raste nga Kosova. Për sa i përket incidencës së sëmundjeve të zemrës ne kemi të njëjtën si edhe në botë, pra 7 deri në 8 fëmijë në çdo 1 mijë lindje, janë me defekte në zemër që mund të jenë të lehta dhe të vështira. /Start/
2012-06-22 15:50