E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas i sigurt që nuk do të shkarkohet

Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, e ka hedhur poshtë mundësinë e shkarkimit nga posti i tij, duke thënë se kjo do t`i kushtonte pronarit Roman Abramovich dhe se ai nuk ka para për të hedhur.

Blutë u turpëruan të dielën nga Liverpooli në Stamford Bridge, ndërsa mbetën 12 pikë prapa vendit të parë në tabelë, të cilin e mban Manchester City.

“Pronari nuk ka paguar 15 milionë euro që të më marrë nga Porto që pastaj të paguajë një shumë tjetër që të më largojë nga Chelsea”, tha portugezi pas ndeshjes.

Villas-Boas theksoi se nuk po iu ikën përgjegjësive dhe se nuk është një dështim i tij individual, por se është një periudhë e keqe për gjithë klubin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›