E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, si zgjidhje e situates Ina K. Zhupa*

Dyshimet mbi transparencen e zgjedhjeve te shkuara te cilat per hir te se vertetes u cilesuan nga nderkombetaret si me te mirat te zhvilluara ne Shqiperi dhe prodhuan nje qeveri legjitime, nuk mund te zgjidhen ndryshe pervecse me ane te reformes zgjedhore. Partite tregojne peshen e tyre vetem nepermjet perballjes me njera-tjetren ne zgjedhje elektorale. Eshte e drejta dhe detyra e tyre qe te sigurojne paraprakisht qe ky mekanizem te jete i ndertuar sa me drejte, sa me transparent, sa me i paanshem dhe i barabarte per te gjitha palet qe marrin pjese ne te.
Transparenca sic mund te kuptohet eshte nje ceshtje per te cilen partite duhet te kujdesen qe te garantohet nga procesi zgjedhor dhe ne kete menyre ne fund te gjithe te jene pa dyshime mbi rezultatin. Pikerisht per te realizuar kete ne zgjedhjet e fundit parlamentare te 2009, mazhoranca mori masat qe i konsideroi te duhurat. Per here te pare ne Shqiperi u vendos dhe u aplikua me sukses filmimi i cdo flete votimi gjate numerimit dhe mundesia e barabarte per kedo per ta vezhguar. Kishim perfaqesues te shumte te organizmave nderkombetare qe benin monitorimin e tyre te paanshem dhe gjithashtu te shoqerise civile shqiptare. Kjo e fundit hapi edhe nje web-page paralele me ate te KQZ-se dhe paraqiste ne menyre te pavarur rezultatet hap pas hapi te cilat i ndiqte nga afer. U votua me kartat e reja te identitetit me siguri te larte, ishte permiresuar regjistri i popullsise, si dhe u perdor boja per te mos votuar me shume sesa nje here.
Te gjithe i konsideruan ne fillim si masa te mjaftueshme per te siguruar transparencen dhe te gjitha partite i pranuan dhe hyne dhe ne zgjedhje. Fakti qe ti hyn ne nje loje (ne kete rast zgjedhjet jane nje loje elektorale) tregon qe ti paraprakisht ke rene dakord me rregullat e lojes. Sepse nuk hyn ne nje loje kur ke dyshime apo nuk je dakord me rregullat e saj, dhe aq me pak nuk ben deklarata te sigurta per fitore kur ti nuk beson tek rregullat e kesaj loje. Fakti qe pala jote del humbese ne kete loje nuk te jep te drejten morale per te kontestuar apo per t’ju rikthyer rregullave te nje loje qe tani ka mbaruar, qe ti e luajte dhe dole humbes (per te mos hyre ne te drejten ligjore sepse kjo eshte mese e qarte qe nuk e lejon).
Nese meraku yt si lojtar (parti) eshte qe e kuptove me vonese se rregullat e lojes nuk ishin aq te mira sa t’u duken ne fillim atehere zgjidhja eshte nje dhe vetem nje te mblidhesh lojtaret e tjere (partite e tjera) dhe te japesh propozimet e tua dhe te mundohesh qe ato te merren parasysh per lojen (zgjedhjet) e ardhshme. Sepse rregullat e lojes vendosen perpara se loja te kete filluar dhe jo kur ajo ka mbaruar. Loja tjeter, zgjedhjet e ardhshme lokale jane shume me afer sesa mund te duken. Transparenca eshte nje nga rregullat e lojes qe mund te diskutohet bashke me mekanizmat e tjere qe duhet te bihen dakord palet perpara perballjes elektorale. Sepse sic thote edhe nje shprehje e vjeter spanjolle qe vlen edhe per kete rast “me mire te parashikosh sesa te ankohesh”. Duhet te parashikohen te gjitha problematikat qe mund te hasi procesi dhe t’i gjendet zgjidhja konsensuale qe tani. Dhe jo mbasi te mbyllet procesi dhe te shpallet fituesi, te ankohemi se nuk na pelqeu, se si nuk e kishim bere keshtu apo ashtu.
Zgjidhja e situates qe krijoi opozita nuk vjen duke u marre me zgjedhjet e shkuara por duke u marre sot per zgjedhjet e ardhshme. Reforma zgjedhore eshte ne kete menyre e vetmja zgjidhje jo vetem ligjore por edhe morale per te dhene drejtim situates se sotme politike por edhe dilemave qe mund te lindin ne te ardhmen. Nese ndonje pale mendon ta lere situaten pezull, sepse keshtu nese humbasin kane gjithmone nje justifikim perpara mbeshtetesve te tyre dhe mund te shpetojne nga doreheqja kryetarin e tyre eshte absurde qe e mendojne.
Absolutisht qe cdo sistem, cdo menyre e ndertimit te zgjedhjeve jo vetem ne Shqiperi por kudo ne bote do te kete nje pale te pakenaqur ne fund. Por te pakten nuk ndodh te krijohen situata jo logjike si situata 1 vjecare e opozites shqiptare. Po ashtu dihet qe te pranosh humbjen nuk eshte kurre e lehte, por duhet te jesh i ndershem me veten dhe me te tjeret dhe te perballesh me rezultatin qe te jep populli. Kushdo qe e ka per zemer transparencen dhe te gjitha mekanizmat ndertues te zgjedhjeve te ardhshme, duhet te pranoj te ulet me te gjitha palet dhe te mendojne se bashku t’i sigurojne ato.
Ndoshta fakti qe zgjedhjet e ardhshme jane ato lokale dhe jo parlamentare mund te mos kenaq egon e ndonjerit qe do me cdo kusht karrigen kryeministrore, por nuk duhet te harrojme te drejtat dhe detyrimet e medha qe ka pushteti lokal sidomos tani qe decentralizimi eshte motoja e dites. Por edhe per faktin qe eshte nje test shume i rendesishem per te pare elektoratin tend, sa se te mbeshtet, sa te perkrah, se sa eshte dakord me veprimet e tua politike dhe ne kete menyre pavaresisht rezultatit ben llogaritjet e duhura edhe per zgjedhjet parlamentare te 2013. Reforma zgjedhore sot te ndihmon te marresh rezultatet e verteta dhe te pakontestueshme neser. Nese vazhdojne me perpjekjet per t’u marre me zgjedhjet e shkuara e nuk duan reformen zgjedhore do te thote qe transparencen nuk e kane merak por alibi.
* Politologe

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›