E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Meta takon senatorët Corker e Cardin: Shqipëria vend i sigurtë për investitorët

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vijuar takimet e radhës në SHBA. Meta takoi sot në Senatin Amerikan, senatorin Bob Corker, anëtar i Komisionit të Jashtëm. Biseda është përqëndruar mbi investimet amerikane në Shqipëri, kryesisht tek burimet natyrore në shtetin tonë. Meta dhe Corker kanë ndarë qëndrimet e njëjta se duhen intensifikuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Meta siguroi Corker se Shqipëria është një vend i sigurt për investimet amerikane në Shqipëri, ndërsa të palët theksuan se, statusi kandidat do të inkurajonte investimet e huaja në Shqipëri. Ndërkaq, Meta është pritur në takim edhe nga bashkë-kryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Senatori Benjamin Cardin.

Gjatë takimit, z. Meta vlerësoi vëmendjen që SHBA i kushton të drejtave të njeriut dhe forcimit të demokracisë në Shqipëri, si dhe informoi Senatorin Cardin për zhvillimet e fundit politike, duke nënvizuar klimën pozitive të krijuar gjatë muajve të fundit. z. Meta vlerësoi gjithashtu edhe ndihmën e SHBA në kuadër të OSBE-ODIHR për arritjen e standarteve më të larta elektorale përmes realizimit të reformës zgjedhore. Në përfundim, Senatori Cardin shprehu një vlerësim të vecantë për rolin konstruktiv të Shqiperisë dhe atë personal të z. Meta për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Ilir Meta pritet në Komisionin Amerikan të Helsinkit
Kryetari i LSI, në vijim të vizitave të tij në SHBA ka vijuar sot takimet në Komisionin Amerikan të Helsinkit me senatorin Ben Cardin në Washington.
Meta vlerësoi punën e Komisionit Amerikan të Helsinkit, vëmendjen e SHBA në forcimin e demokracisë dhe sidomos vëmendjen e SHBA në kuadër të misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri.

Nga ana e tij, Cardin theksoi se Shqipëria është aleate e SHBA dhe se meriton vëmendjen e investitorëve.
në kuadër të rolit të Shqipërisë në rajon, Cardin vlersoi rolin e Shqipërisë në fqinjësinë e mirë të vendeve në Ballkan. Cardin gjtihashtu vlerësoi dhe kontributin e Metës në këtë drejtim.

(d.b/el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›