Reformat, Haxhinasto garanton të “fortit” e Evropës

Fjalën e tij, Haxhinasto e mbajti në takimin e Akademisë Diplomatike, me rastin e 49 vjetorit të Traktatit të Elizesë.
“Franca dhe Gjermania kanë kontribuar për zgjerimin e BE dret Evropës Juglindore, ashtu sikurse kontribuojnë sot për zgjerimin edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këto dy vende mbeten mbështetëse të fuqishme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke u bazuar në meritën dhe performancën e secilit vend”, u shpreh ai.
Në aktivitet ishin të pranishme edhe ambasadoret e Francës dhe Gjermanisë, përkatësisht Christine Moro dhe Carola Müller-Holtkemper. "49 vjet më parë, në 22 janar, u nënshkrua traktati i bashkëpunimit franko-gjerman, i pagëzuar si traktati i Elizesë. Presidenti francez, gjenerali Sharl De Gold dhe Kancelari gjerman Konrad Adenhauer nënshkruan dokumentin që simbolikisht do të vuloste ripajtimin franko-gjerman, do të nxiste të rindërtonte një miqësi mes dy popujve dhe do të projektonte ndërtimin e një Evrope të bashkuar", tha Haxhinasto.
"Në 50 vite bashkëpunim, fizionimia ekonomike-politike dhe gjeografike evropiane mori një tjetër dimension, duke qëndruar në themel të Evropës së bashkuar. Traktati i Eizesë është trashëgimi dhe model i vyer i pasuruar ndër vite", nënvizoi ministri i Jashtëm, duke theksuar se "Ballkani ka nevojë për frymën e këtij traktati, që mbetet po aq i vlefshëm për të kapërcyer hijet dhe fantazmat e vjetra të nacionalizimave, po aq i vlefshëm për të ndërtuar të ardhmen zhvillimore të tij".
Haxhinasto u ndal edhe tek 100 vjetori të shtetit shqiptar, duke theksuar se “Shqipëria e ka të bërë të sajën frymën e këtij traktati, Shqipëria do të vazhdojë të jetë kontributor i palodhur për rajonin e integruar pa kufi, ku njerëzit dhe kapitalet lëvizin lirshëm, ku respektohen të drejtat e çdo komuniteti, ku secili nga shtetet punon me përkushtim për procesin e integrimit evropian”. /Start/
2012-01-17 13:49