Patozi: Opozita t’i qëndrojë marrëveshjes

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, tha se mazhoranca është e vendosur për të çuar përpara reformat.
“Mazhoranca është plotësisht e vendosur që t’i qëndrojë të gjitha reformave, t’i qëndrojë asaj për të cilën ne kemi rënë dakord, në mënyrë që të ecin paralelisht reforma zgjedhore, komisioni për ndryshimet në rregullore, por edhe ligjet me 3/5", theksoi ai.
Patozi tha më tej se "jemi tërësisht të çuditur dhe të befasuar nga ky qëndrim i papritur i opozitës, në një kohë që ne mezi kishim vendosur një klimë normaliteti në mbyllje të sesionit të shkuar".
"Uroj që ky të jetë një qëndrim emocional dhe i përkohshëm dhe t’i kthehemi bashkëpunimit, pasi opozita duhet të japë garancitë e saj, nëse i qëndron apo jo marrëveshjes, çka flet dhe për seriozitetin e saj dhe nëse i qëndron ajo po agjendës së integrimit që do të na mundësonte marrjen e statusit kandidat", përfundoi Patozi./Start/
2012-01-17 14:37