E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Zgjedhje e merituar për Schulz

Menjëherë pas marrjes së mandatit për të qënë president i Parlamentit Evropian për Martin Schulz, ka ardhur dhe urimi nga Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Për marrjen e këtij posti, kreu i LSI-së e ka cilësuar zgjedhjen e tij si të merituar.

Socialdemokrati gjerman Martin Schulz, u zgjodh sot president i PE-së, duke zëvendësuar konservatorin polak Jerzy Buzek.

Ai premtoi se do të dëgjohet zëri i të zgjedhurve përballë qeverive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›