Reformat me konsensus duan kohë, ose i bëjmë vetë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, vlerëson sesionin parlamentar që sapo përfundoi. Ai thotë se janë realizuar shumë nisma dhe vendime të rëndësishme, duke vlerësuar konsensusin e arritur mes forcave politike. Sipas tij, në fillimin e sesionit të ardhshëm ka edhe shumë nisma të tjera që duhet të realizohen, ku më të rëndësishme janë Kodi Zgjedhor dhe ligji për hapjen e dosjeve. Paloka thotë se edhe për nismat e papërfunduara do të pritet që të arrihet konsensusi, por kjo pritje nuk do të jetë e gjatë, sepse rrezikohet edhe implementimi i tyre. Duke folur për ndryshimet në qeveri, ai i vlerëson ato, ndërsa thotë se vazhdimësia e tyre duhet të varet nga reformat që do të ndërmarrë qeveria për vitin e fundit që ka mbetur. Ndërkohë, për debatin e lindur nga ndryshimet në qeveri, atë të trashëgimisë politike, Paloka thotë se ky është një debat me të cilin po abuzohet. Sipas tij, çdo fëmijë politikani, ashtu si çdo fëmijë i një punëtori të thjeshtë, ka të drejtë që të angazhohet në politikë.
-Sesioni parlamentar sapo u mbyll. Ai u cilësua si një sesion historik për arritjet, nga kryetarja e Kuvendit, por disa nga nismat kryesore mbetën për në sesionin e ardhshëm, ndërsa si argument u përdor mosarritja e konsensusit. Si mendoni?
Edi Paloka: “Edhe unë jam i mendimit se sesioni i kaluar pati një veçanti, sepse mjaft nga projektligjet që lidhen me reformat që po zhvillon qeveria janë arritur edhe me konsensusin e opozitës. Në këtë aspekt duhet të themi që ka qenë një arritje jo e vogël. Jo për faktin se këto reforma nuk do të kryheshin dot pa konsensusin e opozitës, por është e rëndësishme, sepse projektligje të cilët kanë një impakt shumë më të gjerë, ku lidhen interesat e Shqipërisë në përgjithësi, është mirë që të kenë konsensusin e të gjitha palëve. Kështu sigurohet edhe qëndrueshmëria e tyre në kohë. Në këtë aspekt do të thosha edhe unë që ka qenë një sesion mjaft i rëndësishëm. Vërtet ka ngelur, p.sh. Kodi Elektoral, që ishte parashikuar të mbyllej brenda këtij sesioni dhe u shty për në sesionin e ardhshëm, por gjithashtu edhe projektligji për dosjet, por edhe këto u shtynë pikërisht për faktin se ka një lloj marrëveshjeje, ka një lloj bashkëpunimi me opozitën edhe për këto dy projektligje, dhe sidomos për Kodin Zgjedhor, i cili është mjaft i rëndësishëm. U dha kohë që të arrihet mirëkuptimi edhe për këto projektligje të rëndësishme. Unë mendoj që këto brenda shtatorit duhet të mbyllen”.
-Megjithatë, pritja e gjatë për një konsensus do të sjellë vonesën dhe rrezikun e mosimplementimit të tyre. Çfarë do të bëjë mazhoranca nëse nuk arrihet konsensusi, do t’i shtyjë edhe më tepër?
“Sigurisht që konsensusi pritet për një periudhë të caktuar dhe në momentin që duket qartë se ky konsensus është i paarritshëm, mazhoranca i ka të gjitha mundësitë që t’i bëjë edhe vetë reformat. Edhe reformat që janë kryer deri tani nuk është se mazhoranca nuk kishte mundësinë t’i kryente e vetme, ne i kemi të gjitha mundësitë për këtë. Por është kërkuar konsensusi për të gjitha ato arsyet që ua shpjegova edhe më lart. Në rastet konkrete, besoj se marrëveshja për Kodin Zgjedhor është arritur, por edhe për projektligjet e tjera. Nëse do të shihet që opozita me qëllim nuk do ta japë konsensusin e saj, sigurisht që ne i kemi të gjitha mundësitë që t’i realizojmë vetë”.
-Mazhoranca veproi sërish me “sindromën e minutës së fundit”, ku në seancën e këtij sesioni u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme. Pse ndodhi kjo?
“Jo, nuk është sindromë kjo. Është pikërisht ajo që unë thashë. Ne vërtet e presim konsensusin e opozitës deri në momentin e fundit. Është një gjë shumë pozitive ta kesh konsensusin e të dyja palëve. Mendoj se duhen bërë gjithmonë të gjitha përpjekjet për ta arritur, por kur ky konsensus nuk jepet, ne nuk mund të bllokojmë reformat për një pritje të tejzgjatur të tij. Kjo mund të ketë qenë arsyeja që këto projektligje pasi janë shqyrtuar, është pritur konsensusi, që nuk është arritur, dhe pastaj kanë kaluar”.
-Është ndryshuar qeveria vetëm në tre dikastere. Disa nga deputetët e PD-së kanë kërkuar që ndryshimet të vazhdojnë. A mendoni se me këtë qeveri të re PD-ja mund të përballet me zgjedhësit, apo duhet që ndryshimet të vazhdojnë?
“Unë, personalisht, e kam thënë gjithnjë që, lidhur me ndryshimet në qeveri, unë jam që këto ndryshime duhet të përshtaten edhe me nivelin, edhe me shkallën e reformave që ndërmerr qeveria. Mendoj që ndryshimet që u bënë janë të përshtatshme, pikërisht me këtë nivel të ri të reformave që ne presim. Mendoj që deri në zgjedhjet parlamentare ka edhe një vit kohë. Mund të ketë, por mund edhe të mos ketë ndryshime të tjera, kjo i përket kryeministrit që ta shqyrtojë si mundësi. Por unë e përsëris, që kam qenë dhe jam gjithmonë që, në bazë të reformave, në bazë të situatave ku ndodhet qeveria apo Partia Demokratike si partia më e madhe e mazhorancës, (këtu kam parasysh zgjedhjet që po afrohen) mund të ketë edhe ndryshime të tjera, sepse nëse ecet mirë me këto synime dhe reforma që kemi, mund të mbetet edhe kjo qeveri”.
-Ndryshimet e fundit në qeveri sollën edhe një debat të ri, atë të trashëgimisë politike. Si e shikoni kalimin e fëmijëve të