E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Veliaj, një kone grindavece që vërtitet këmbëve të Edi Ramës

Ish-drejtuesi i Mjaft-it Besian Pesha akuzon kreun e G 99-s Erjon Veliaj për shpërdorimin e miliona eurove të kësaj lëvizje, për të mbrojtur lakuriqësinë politike dhe morale të Edi Ramës

TIRANE - Ish-bashkëpunëtori i dikurshëm e Erion Veliajt te Lëvizja Mjaft!, aktualisht zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Besjan Pesha, ka reaguar ndaj akuzave më të fundit që kreu i G 99-s, tashmë në një aleancë publikisht të shpallur me kryesocialistin Edi Rama, ka kryer dje jo vetëm ndaj kryeministri Sali Berisha por edhe ndaj liderit të LSI-së, Ilir Meta, në lidhje me rolin e tyre si politikanë në Shqipëri.
Sipas Peshës, Veliaj ka tradhtuar idealet e dikurshme të lëvizjes rinore duke u bërë një shërbëtor i verbër i kreut të Partisë Socialiste.
“Ndihem shumë i turpëruar sot nga aktiviteti i kohëve të fundit të ish kolegut tim, ish drejtorit të Mjaft Erion Veliaj. Erioni pasi ka shkelur e shitur të gjitha idealet dhe parimet që ne të tjerët ngritëm gjatë drejtimit të Lëvizjes Mjaft, është shndërruar në një krijesë të shëmtuar mediatike që sa herë del tremb të rinjtë shqiptare e i mban ata larg politikës duke u kallur datën me idenë se do u duhet të kthehen dhe ata në objekte njëpërdorimshme e veglave të politikanëve shqiptarë. Ky leifenist i kohëve moderne sot na nxori mallin e të shtunave komuniste ku sigurisht nuk mund të mungonte fletërrufeja e radhës”, u shpreh dje Pesha.
Ndërkohë, ish-bashkëpunëtori i Erjon Veliajt, Besjan Pesha, e ka akuzuar më tej kreun e G 99-ës, për vjedhjen dhe keqpërdorimin e miliona eurove që ai i ka bërë fondeve të Lëvizjes “Mjaft!.
“Ndjej mëshirë për Erionin që është kthyer në një kone grindavece që vërtitet këmbëve të Edi Ramës, por jam shumë i zëmëruar me faktin se miliona euro të donatorëve të huaj dje po përdoren  sot për të mbrojtur lakuriqësinë politike dhe morale të Edi Ramës dhe kones së tij”, deklaroi Pesha.
Peshaj i rikujtoi shqiptarëve se “Erioni and Co” nuk përfaqësojnë aspak rininë shqiptare. “Shqipëria ka sot të rinj të aftë, të mirë shkolluar e plot me ide të cilët punojnë çdo ditë për të dhënë zgjidhje problemeve të vendit. Ndieni mëshirë për Erjonin. Nesër (sot) që është e diel do të ndez një qiri në kishë për shpirtin e shitur të Erionit”, përfundoi deklaratën e tij zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›