Atentat në Tiranë, mbetet i plagosur një 24- vjeçar
TIRANË- Policia e kryeqytetit që nga mbrëmja e së premtes, është vënë në kërkim të 35- vjeçarit Fredi Allko, i dyshuar kryesor për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj 24- vjeçarit Kreshnik Xhaferri, pas një zënke mes tyre në rrugën “Irfan Tomini”. Kështu, sipas burimeve zyrtare nga policia e shtetit, mbrëmjen e së premtes në rrugën “Irfan Tomini” në afërsi të një lokali ka ndodhur një atentat me armë, ku për pasojë viktima ka pësuar vetëm një plagë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, së bashku me seksionin përkatës Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, u njoftuan se në rrugën “Irfan Tomini” pranë një bar-kafe, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Kreshnik Xhaferri i moshës 24 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur”,-thuhet nga burimet. Sipas tyre shkaku pse 35- vjeçari Fredi Allko dyshohettë ketë tërhequrkëmbëzën e pistoletës ka qenë një zënkë mes tyre për një femër. Mësohet se policia e kryeqytetit njoftimin për të shtëna armësh në lagjen “Irfan Tomini” e ka marrë nga banorët e asaj zone të cilët kanë njoftuar në nr. e telefonit të sallës operative 129, duke denoncuar faktin e të shtënave në lokalin bar-kafe që ndodhet në afërsi të banesave të tyre. “Pas marrjes së njoftimit për të shtëna, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore, nga ku u formua edhe grupi hetimor për të hetuar më tej mbi këtë ngjarje”,-thuhet në njoftimin zyrtarë të Drejtorisë së Policisë. Duke shtuar se pas verifikimit të ngjarjes, marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe vetë viktimës së plagosur është mësuar emri i të dyshuarit kryesor për tentim vrasjeje që mendohet se është 35- vjeçari Fredi Allko me banim në Tiranë. Pas kryerjes së këtyre verifikimeve dhe krijimit të skicës në vendngjarje policia ka shpallur në kërkim duke lajmëruar të gjitha patrullat e policisë dhe pikat kufitare të vendit për të dyshuarin si autor të kësaj ngjarjeje, 35- vjeçarin Allko. Sipas policisë, mendohet se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta, për një femër, ku në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një gëzhojë e pistoletës. Mësohet se gjithçka ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet rreth orës 22:30 të mbrëmjes së ditës së premte, ku në afërsi të lokalit Bar –Kafe që ndodhet në këtë rrugë ka ndodhur atentati i mbetur në tentativë, ku 35- vjeçari Allko dyshohet se ka qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit Xhaferri. Materialet hetimore, pas kryerjes së hetimeve paraprake nga policia, i kaluan prokurorisë së Tiranës, e cila sot pritet të caktojë masën e sigurisë në mungesë ndaj 35 vjeçarit Allko. Mbi të kërkuarin tashmë është ngritur dyshimi i kryerjes së veprës penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” si dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.