Reformë në shëndetësi?
Fatkeqësisht jemi i vetmi vend në Evropë, ku ende vdesin pacientë nga pamundësia e mjekimit zëvendësues të veshkave ose të quajtur dializë. Këtë problem shëndetësor, me impakt të lartë social, edhe Kosova e ka pothuajse tërësisht të zgjidhur. Në Shqipëri, çdo vit, rreth 200 pacientë të rinj u nevojitet të merren me programin e dializës ose transplantit të veshkave.
Fatkeqësisht prej rreth 20 vjetësh, ne arrijmë të kurojmë me mjekim zëvendësues në total vetëm 200 të sëmurë (180 me hemodializë, 20 me dializë peritoneale) dhe 70 të transplantuar jashtë shtetit dhe vetëm dy në një qendër private. Të gjithë të tjerët marrin vetëm mjekim konservativ, praktikisht vdesin brenda vitit. Pra, ne arrijmë të mjekojmë rreth 55 pacientë për një milion banorë (55 p.m.b.) Ndërkohë që situata në vendet e tjera është krejt ndryshe: (Bosnjë-Hercegovina - 500 p.m.b.; Kroacia - 558 p.m.b; Lituania - 326 p.m.b; Sllovenia - 331 p.m.b; Austria - 690 p.m.b; Maqedonia - 450 p.m.b; Kosova 350 p.m.b.).
Shifrat e Maqedonisë (në një popullatë prej 1.8 milionë banorësh mjekohen me hemodializë rreth 1350 të sëmurë me ritëm rritjeje çdo vit prej 2%) si dhe ato të Kosovës të dalë prej luftës (në një popullatë prej 2 milionë banorësh mjekohen me hemodializë rreth 800 të sëmurë) janë mjaft domethënëse dhe njëkohësisht dëshpëruese për vendin tonë, ku mjekohen vetëm 200 pacientë. Ku edhe shërbimi që ofrohet në të vetmen qendër spitalore universitare në vend është krejtësisht jashtë çdo standardi minimal dhe është kthyer në një vatër hepatiti. Flitet prej vitesh për rregullimin, modernizimin ose privatizimin e këtij shërbimi, por vetëm degradim po ndodh dhe asgjë më shumë.
Nuk ia vlen fare të përmendet programi i transplantit, i cili ishte një turp, kur u përpoq të shitej si një sukses. Dhe për këtë u shpenzuan miliona euro, kur në një spital privat në Tiranë u realizuan dy transplante me kosto minimale. As që mund të diskutohet për transplantet e tjera të organeve, si palca kockore, transplanti i zemrës, i mëlçisë, i koroneas etj. Është turp të përmendet që, në një vend të Evropës nuk ka një akselerator për radioterapinë e pacientëve me probleme tumorale, nuk ka një qendër fertilizim invitro apo të tjera si këto.
A mund të flitet për reformë në shëndetësi, ku nuk i besohet asnjë analizë laboratori dhe ku nuk ka një sistem kontrolli e një rregullore të qartë për certifikimet e laboratorëve? A mund të flitet për një reformë në shëndetësi, ku dhe spitalet private po bëhen alla soj? Kemi spitale private në katet e dyta të pallateve, në shtëpi 2+1, ku mjediset mjekësore lihen te dera e pallatit dhe me to luajnë fëmijët. Kemi spitale private me skaner, rontgen e rezonancë në katin e dytë të pallatit. Ata fatzinjtë që jetojnë aty, mos duhet të shëtisin brenda shtëpisë me veshje plumbi për t‘u mbrojtur nga rrezatimi? Por kemi dhe spitale private, ku i njëjti person është infermier, laborant, farmacist, recepsionist, kuzhinier, kamerier etj., etj. Apo spital privat ku nuk punon asnjë mjek dhe madje asnjë infermier me kohë të plotë, pa oksigjen, sistem kondicionimi me filtra antibakterial, sterilizator, ashensor pacienti, parkim... Kjo është katastrofë!
Kulmi i humbjes totale të shpresës arrin atëherë, kur dhe ata, të cilët duhen të jenë realisht elita dhe nderi i mjekësisë shqiptare shfrytëzojnë një fatkeqësi dhe bëjnë sikur kërkojnë ndryshime dhe reformime në sistem. A nuk është koha që duhet bërë analizë e qartë e spitalit të vetëm universitar dhe duhet diagnostikuar problemi? A mund të jetë qendër universitare spitalore një qendër e tillë rudimentare dhe që nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin e mjekësisë bashkëkohore? E ku nuk ka asnjë publikim në revistat e njohura ndërkombëtare mjekësore dhe asnjë kërkim të mirëfilltë?
Të gjithë e dinë degradimin tërësor të Fakultetit të Mjekësisë dhe specializimeve, ku pjesa më e madhe e studentëve dhe specializantëve as që frekuentojnë mjediset e QSUT-së. Dhe ku në klinika, në shumicën e rasteve kryhen ndërhyrje dhe trajtime që duhen të realizohen në spitalet rajonale... Në QSUT nuk arrihet të realizohet as biopsia e veshkave dhe as ajo e prostatës, nuk ka mundësi të kryhet as një bronkoskopi për pacientët e shtruar...
Këto nuk kanë të bëjnë vetëm me fondet e pamjaftueshme dhe menaxhimin e keq, por janë fakt i një shkatërrimi thelbësor dhe mungesë dëshire për zhvillim, fryt i një strategjie të caktuar regresiste në menaxhimin profesional dhe akademik të klinikave dhe katedrave.
Ka ikur koha e mesjetës dhe e populizmit. Mjeku nuk është perëndi dhe as i privilegjuar. Në sistemin ku jetojmë, njerëzit vlerësohen me punën e tyre. Ashtu sikurse janë të gjithë të punësuarit e tjerë të administratës shtetërore, edhe mjeku është i punësuar dhe paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Ai është i detyruar t‘i shërbejë pacientit. Siç është e ndaluar për këdo mitëmarrja dhe pranimi i dhuratës në saj të shërbimit që je i detyruar ta japësh në orarin zyrtar të punës, ashtu është e ndaluar edhe për mjekun. Çdo formë abuzimi dhe marrëdhënie pagesash direkte nën dorë ilegalisht mjek-pacient njollos figurën dhe personalitetin e mjekut dhe sjell pasoja shumë të rënda. Mjekësia private duhet të zhvillohet në mjedise private dhe jo në spitalet publike. Në një spital ose klinikë private, mjeku është i lirë të ushtrojë aktivitet privat dhe mos të ketë limit në fitimin e tij të ligjshëm.
Sigurisht, që është obligim i qeverisë të vlerësojë me prioritet pagat e personelit mjekësor, madje dhe t‘i dyfishojë ato, por sipas kushteve në vend, si dhe të decentralizojë menaxhimin në sistemin shëndetësor dhe t‘u japë vetadministrim spitaleve që të kenë mundësi të ndajnë shpërblime për personelin, në bazë të të ardhurave. Një nga hapat kryesorë që duhet ndërmarrë është edhe rregullimi i kuadrit ligjor, pasi ende Ligji për Kujdesin Shëndetësor është i vitit 1963, ende nuk ka një ligj për spitalet private dhe standardet e tyre. Domosdoshmëri është edhe aktivizimi i ligjit për ISKSH-në dhe vetë ISKSH-së në marrëdhëniet direkte me spitalet publike e private, si dhe futja e praktikave të rimbursimit parcial për popullatën e siguruar. Pacientët dhe të afërmit e tyre duhet të sensibilizohen e të denoncojnë çdo abuzim me detyrën nga ana e personelit mjekësor.