Agim Baçi nderohet si "Don Kishot" në letërsi
Shkrimtari dhe gazetari i njohur Agim Baçi u nderua dje me çmimin "Don Kishoti", për tregimin e tij gjysmë eseistik, "Letër Dylqinjës së Tobozës". Ky çmim iu dha atij nga ambasada spanjolle, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, në një ceremoni të organizuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Ndërsa sot, brenda këtyre kremtimeve, në hollin e muzikës së Dhomës të Teatrit të Operës dhe Baletit, shfaqet koncerti "Kishotë të tjerë", me një program të muzikës spanjolle, e cila do të ndërthuret me fragmente të zgjedhura të veprës së Miguel de Servantes.