Hyka, ndaj Qipros deshiron nje vend titullari
Jahmir Hyka beson se trajneri kuqezi, Joizp Kuzhe do ta perfshije nga minuta e pare, ne ndeshjen e radhes miqesore ndaj Qipros. Mesfushori i Mainc '05 nuk eshte aktivizuar gjate sezonit te kaluar me ekipin e tij ne Gjermani dhe kjo, ka qene arsyeja qe edhe ish-trajneri Ari Han e la jashte ekipit, per gati nje vit. "Pas rikthimit synoj qe te perfshihem dhe te kontribuoj sa me gjate ne loje", - thekson Hyka, qe mberriti dje paradite ne vendndodhjen e ekipit kombetar. Jahmir Hyka shpreson qe te zere nje vend titullari, nen drejtimin e Josip Kuzhe, ne radhet e kuqezinjve. "Dua te rikthehet titullar ne kombetare dhe tek ekipi i Mainc. E vecante eshte se jane nderruar trajneret dhe mendoj se ne te dy rastet, se me kombetaren edhe ne kampionatin gjerman, tani kam me shume shanse qe te arrije synime personale", - perfundon 22-vjecari kuqezi.