E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformohet Matura Shtetërore, Tafaj: Do ndryshojë vlerësimi i provimeve

Tiranë, 9 shkurt, NOA / Nga Blerina Ahmetaj - Matura
Shtetërore 2010 do të pësojë ndryshime përsa i takon mënyrës së vlerësimit të
provimeve. Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë fjalës së
tij mbajtur në konferencën Matura Shtetërore drejt standardeve evropiane. Tafaj deklaroi se testet do të kalojnë në një
vlerësim të dyfishtë, çka nënkupton vlerësimin e tyre nga katër mësues.

Nuk bëhet fjalë për rikorrigjim të testeve
por vlerësim të tyre në mënyrën më maksimale transparente për ti ofruar nxënësve
maturantë një notë të pakontestueshme dhe bazuar mbi një vlerësim korrekt e
transparent, tha Tafaj.

Provimet do të kryhen brenda datës 30 qershor,
ndërsa rezultati i tyre do të bëhet i mundur brenda muajit korrik.

Vetëm pas kësaj maturantët do të plotësojnë
formularin A2 cka u jep atyre shanset për të bërë një vlerësim real të degëve
ku dëshirojnë të studiojnë.

Një tjetër risi e maturës shtetërore 2010 do të
jetë heqja e formularëve A3 dhe A4. Konsultimet për provimet do të nisin në
muajin shkurt, ndërsa çdo shkollë e mesme do të organizojë ditën e këshillimit
të karrierës për të orientuar maturantët në përzgjedhjen e degës për të cilën
do të studiojnë gjatë katër viteve të universitetit.  

b.a/n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›