E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ky do jetë viti i privatizimeve për çdo gjë që ka mbetur pa u shitur

Tiranë, 9 shkurt, NOA Ky vit do të jetë
përcaktues për pothuajse çdo gjë që ka mbetur pa privatizuar përveç shkollave,
spitaleve, digave dhe ndonjë gjë krejtësisht të parëndësishme.

Kështu u shpreh kryeministri Berisha në një
takim në të cilin merrnin pjesë ministra dhe specialistë përkatës, lidhur me
procesin e privatizimit të aseteve publike duke përjashtuar digat, shkollat dhe
spitalet.   

Nga ana e tij, duke e cilësuar vitin e kaluar
si tepër të suksesshëm në procesin e privatizimit të të ashtuquajturave
sipërmarrje strategjike, kryeministri Berisha kërkoi që të kompletohet procesi
i privatizimit të të gjitha aseteve publike, duke synuar rritjen në një nivel
të ri të menaxhimit të aseteve në Shqipëri.

Më tej, ai tha se vlerat e krijuara nga
procesi i privatizimit do të jenë një mundësi më e madhe për qeverinë për të
kompensuar pronarët sipas ligjit të parashikuar, por do të jetë një mundësi më
e madhe edhe për të realizuar programin e shpallur para qytetarëve shqiptarë.

Ky është takimi i radhës për një nga
problemet në parim më madhore të qëndrimit tonë në rrafshin ekonomik, problemin
e privatizimit. Ne kemi shënuar para këtij viti sukseset më të mëdha në
privatizimin e të ashtuquajturave sipërmarrje strategjike, por ne duhet të
kompletojmë privatizimin e të gjitha aseteve, e cila është e domosdoshme, duke
përjashtuar digat, shkollat dhe spitalet. Ky proces është i domosdoshëm dhe
jetik, para së gjithash, për tu ndarë me një zinxhir korrupsioni në
sipërmarrjet publike, në sipërmarrjet ku shteti është aksioner dhe në tërë
pronat që janë çerdhet e korrupsionit, tha ai.

Duke shtuar më pas se në këtë proces, synohet
rritja një nivel të ri të menaxhimit të aseteve në Shqipëri.

Ky vit do të jetë përcaktues për pothuajse
çdo gjë që ka mbetur pa privatizuar përveç shkollave, spitaleve, digave dhe
ndonjë gjë krejtësisht të parëndësishme. Armiku numër një i privatizimit është
korrupsioni. Por privatizimi është një provë jashtëzakonisht e rëndësishme për
administratat që ju drejtoni, e përfundoi fjalën e tij Berisha para ministrave
dhe ekspertëve.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›