E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olinga, golashënuesi më i ri i La Ligës

Sulmuesi i Malagas, Fabrice Olinga ka hyrë në histori si golashënuesi më i ri në La Liga në moshën 16 vjeç e 98 ditë duke realizuar në fitoren 1-0 ndaj Celta Vigos në xhiron e parë të shtunën.

Kamerunasi i promovuar nga akademia e të rinjve të Malagas u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin që doli të jetë i fitores në minutën e 84-të.

Olinga e la pas vetes mesfushorin ofanziv të Athletic Bilbaos, Iker Muniain, njoftoi uebfaqja zyrtare e Malagas. Munianin ishte 16 vjeç e 289 ditë kur shënoi në La Liga në tetor 2009.

Rezultati është përkrahje për Malagan që edhe pse sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e katërt dhe për herë të parë siguroi play-offin për Ligën e Kampionëve, është përballur me probleme të mëdha në muajt e fundit.

Rrogat e papaguara, shitja e mesfushorit Santi Cazorla dhe sulmuesit Salomon Rondon, golashënuesit më të mirë të ekipit nga edicioni i kaluar dhe spekulimet se pronarët nga Katari konsiderojnë shitjen e klubit kanë lënë nën hije përgatitjet për sezonin e ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›