Refuzimi i draftit, Opozita do të marrë “masa”

Sipas Preç Zogaj, i cili foli në emër të përfaqësuesve të”Opozitës së Bashkuar”, një qeveri që refuzon hetimin parlamentar të votës, heq dorë nga e drejta për të organizuar zgjedhje.
Në fjalën e tij, Zogaj tha se opozita do të vazhdojë betejën e saj për hetimin e zgjedhjeve.
“Opozita e Bashkuar do vazhdojë betejën e saj për të çliruar zgjedhjet e lira në Shqipëri nga të gjitha format e manipulimeve. Do jetë një betejë sërish e kombinuar parlamentare, betejë në sheshet e protestave nëpërmjet protestave, me faktorin ndërkombëtar. Pra do intensifikojmë betejën tonë, do bëjmë gjithçka që mund të bëjë një opozitë për të çliruar zgjedhjet. Natyrisht që përgjegjësia tani është plotësisht në krahun e maxhorancës”, ka thënë ai. /S.Lleshi/Start/
2010-12-21 08:28
[