Refuzimi i statusit, “ping-pong” në Parlament

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, tha se statusi u refuzua jo për faj të opozitës , por për shkak të arsyeve politike, ekonomike dhe institucionale.
"Ky raport refuzon dhe bllokon dhënien e statusit për tre arsye, politike, ekonomike dhe institucionale. Shqipëria nuk plotësoi asnjë nga 12 rekomandimet e KE-së", tha Ruçi. Ai akuzoi qeverinë se kishte humbur kredibilitetin e vendit në opinionin ndërkombëtar, dhe sipas tij "vendit do t'i duhej shumë kohë për ta fituar këtë kredibilitet".
Në të njëjtën kohë, Ruçi i i kërkoi Kryeministrit Berisha dorëheqjen, për shkak të situatës së rënduar të vendit.
Menjëherë ka reaguar edhe kryeministri Sali Berisha, i cili ka akuzuar opozitën për vendimin negativ. Gjatë fjalës para deputetëve, kryeministri tha se mazhoranca mbetet e hapur për bashkëpunim. “Kryetari juaj i thotë gjithë botës, JO dhe pastaj nis letra të pështirosura” tha ai, duke shtuar se Rama ta harrojë se atë që se merr dot me votë, ta marrë me tryezë.
“Opozita e miliarderëve voton kundër rritjes së pensioneve, kundër uljes së taksave, ndihmës ekonomike. Këta zotëri nuk kanë bllokuar vetëm ligjet me 3/5 por kanë votuar kundër të gjitha ligjet e votuara në këtë sallë. Sepse e keqja juaj është e mira e tyre, ata duan të fërkojnë duart me varfërinë, pensionet tuaja të ulëta e izolimin tuaj”, shtoi Berisha. /Start/
2011-10-13 13:51