E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat qytetaret radhe ne 5 te mengjesit te njesite bashkiake

/ /

Duhet te bente patjeter aplikimin per pasaporten biometrike. Ka djalin ne Greqi dhe tashme per pak jave do te jete me ne fund e lire per ta vizituar sa here te doje e ti jepen mundesite. Per koincidence me ngjarjen e madhe qe te gjithe shqiptaret perjetuan vetem ca dite me pare emrin edhe ajo e ka Lumturi. Ne kete rast nuk perpiqemi aspak te stisim por thjesht po respektojme vendimin e 58-vjecares nga Tirana e cila nuk do te beje publik mbiemrin e saj. Kisha shkuar edhe dy here te tjera gjate dites por ka pasur shume radhe. Me thane qe njerezit vijne qe ne 5 te mengjesit ne menyre qe te bejne aplikimin sa me shpejt kur te hapen zyrat pasi duhet te ikin ne pune ne rrefeu Lumturia. E takuam prane Drejtorise se Policise ku kesaj here kishte shkuar per te terhequr pasaporten. Rreth ores 5 e gjysme kur arrita tek gjendja civile kishte vetem 2 veta ne radhe pastaj nga ora 630 radha ishte bere 20 veta. Kur u hapen zyrat ishin me shume se 50 persona qe prisnin per te aplikuar tha ajo duke shtuar se nese nuk do kishte zene radhe do te kishte humbur diten e punes.
Minibashkite
Ne fakt qe prej muajit tetor neper te gjitha zyrat e njesive bashkiake te kryeqytetit numri i aplikimeve per pasaporta biometrike eshte gati trefishuar. Pas nje vezhgimi qe kryem ne pjesen me te madhe te tyre vume re se fluksi ishte i llahtarshem sidomos ne mengjes heret dhe rreth mesdites. Gjate ketyre oreve eshte teper e veshtire te perballohet numri i larte i personave qe vijne per te bere aplikimet. Edhe pse ketu jane disa sportele serish salla mbushet plot sqaroi nje prej punonjeseve te Njesise Bashkiake Nr. 4 ne kryeqytet. Diten e premte rreth ores 330 fluksi ne kete njesi kishte rene disi. Por nga ana tjeter kishte qytetare te cileve vetem tani u kishte ardhur radha pas 3 oreve te gjata pritjeje. Kam ketu qe ne oren 12. U bene gati 3 ore. U shkeputa nga puna me idene se do te mbaroja shpejt por ishte e pamundur u pergjigj nje qytetar pasi e pyetem se sa kohe i ishte dashur deri ne perfundimin e aplikimit. Nga pjesa me e madhe e njesive vendore qe vizituam me shume radhe hasem tek njesite vendore 1 dhe 2 te cilat jane prane njera-tjetres.
Kuponet e shtrenjte
Nga Posta Shqiptare nuk arritem te merrnim nje informacion te sakte se sa eshte numri i kuponeve qe jane shitur ditet e fundit. Por gjithsesi burime prane saj na pohuan se eshte rritur ndjeshem numri i kuponeve 15 mije lekesh. Nese nje qytetar blen nje kupon te tille atehere ai ka mundesi qe te terheqe pasaporten per 3 dite. Ne te kundert per te perfituar nje pasaporte biometrike duhet patjeter te paguhen 6000 leke per kuponin normal te aplikimit. Deri ne terheqjen e pasaportes nje qytetari qe blen kete kupon sipas afateve zyrtare i duhen 30 dite. Por jane vene re sidomos ne Tirane dhjetera vonesa. Aplikimi i pershpejtuar behet vetem ne minibashkite 3 4 dhe 10. Nese aplikohet para ores 1100 atehere perllogariten 48 ore per ta pasur pasaporten gati ne rast se aplikohet pas ores 1100 atehere perllogaritja fillon nga dita e neserme sqarojne burimet zyrtare te Ministrise se Brendshme. Te gjithe te interesuarit per nje sherbim te tille mund te blejne kundrejt shumes 15 mije leke kuponet per proces te pershpejtuar te pasaportes biometrike ne zyren qendrore postare te Tiranes dhe ne zyren postare te Njesise Bashkiake Nr. 3 ne Tirane. Tarifat e aplikuara nga Ministria e Brendshme per nje sherbim te tille jane thuajse te njejta me ato qe perdoren ne vendet e BE-se apo ne SHBA.
Pensionistet
Dicka tjeter qe bie ne sy teksa ben nje xhiro ne zyrat postare te minibashkise eshte numri i larte i pensionisteve te cilet aplikojne per pasaporta biometrike. Ka edhe nga ata qe i kane prekur te 70-tat e kurre nuk kane dale jashte Shqiperie. Por me ngut nuk duan ta humbin kete mundesi. Une i kam te dy femijet jashte. Vajza jeton ne Itali ndersa djali ne Gjermani. Kane vite qe kane shkuar atje. Me kane dhene vize vetem nje here kur isha semure e shkova per tu vizituar. Pastaj njeqind veshtiresi e kerkesa. Tani femijet me zor po me presin. Do shkoj te rri nja dy muaj thote Xhemali i cili nga pamja duket me i ri sesa eshte ne te vertete. Jam 68 vjec shyqyr qe ia mberritem kesaj dite me ne fund te shohim pak jashte shtetit me sy thote ai duke buzeqeshur. Te njejtin gezim me te ndajne qindra prinder te cilet femijet e tyre i kane ne emigracion dhe e kane pasur te pamundur te marrin nje vize per te shkuar e per ti pare. Edhe ata qe e kane marre nje te tille tani me ne fund nuk do jene me ne vartesi te saj. Skadoi viza nuk skadoi viza. Ma dhane nuk ma dhane. Na kane hequr nje siklet te madh thote nje tjeter qytetar tek minibashkia nr. 5 ne kryeqytet. Megjithate nuk mungojne edhe ankesat. Dhjetera qytetare shprehen se qeveria duhet te marre masa per te shtuar numrin e sporteleve te aplikimit. Si gjithmone nuk mungojne edhe romuzet. Sna u ndane radhet gjithe jeten edhe per te marre nje pasaporte per ne Europe duhet te leme shishen e qumeshtit qe ne mengjes shprehen qytetaret. Dokumentet e aplikimit per pasaporten

Ne rast te aplikimit me vete per pasaporte biometrike shtetasi vepron si me poshte

a Per shtetasit nen moshen 16 vjec aplikimi per pasaporte biometrike behet vetem ne prezencen e te pakten njerit prej prinderve te kujdestarit ligjor ose te perfaqesuesit me prokure te posacme. Ne kete rast duhet te paraqiten dokumentet e meposhtme
- kuponi per aplikim kupon i pageses
- nje dokument i vlefshem me fotografi qe verteton identitetin e tij.
Nje dokument i tille mund te jete
- pasaporte
- certifikate personale me fotografi.

b Per shtetasit nen moshen 16 vjec aplikimi per pasaporte biometrike behet duke paraqitur dokumentet e meposhtme
- kuponi per aplikim kupon i pageses
- vetem leternjoftimi elektronik.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›