Parashihet thëllimi i papunësisë në Gjermani
Niveli edhe ashtu i lartë i papunësisë në Gjermani, ekonominë më të madhe në Europë, do të shtohet edhe më shumë gjatë këtij viti, pasi që Gjermania në vitin 2009 ka përjetuar recesionin e vet më të rëndë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, është theksuar në një raport, të publikuar sot.
“Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë, gjatë së cilëve mund të përjetojmë që numri i të papunëve t’i afrohet shifrës prej 7 milionë”, deklaroi Ministrja gjermane për Punë, Ursula Von Der Leyen, në intervistën dhënë gazetës “Bildt am Sonntag”.
Sipas të dhënave zyrtare, niveli i papunësisë në janar është ngritur në 8.6 për qind, me 3.6 milionë gjermanë tashmë të papunë, për dallim nga 7.8 për qind, sa ka qenë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Ekonomia e Gjermanisë, e cila në masë të madhe varët nga eksporti, vitin e kaluar ka shënuar një tkurrje prej pesë për qind, si pasojë e krizës globale financiare, por qeveria pret që ekonomia këtë vit të shënojë një rritje prej 1.4 për qind.
Analistët kanë theksuar se presin që gjatë këtij viti të përkeqësohet problemi i papunësisë, si rezultat i rikëndelljes së ngadalshme të ekonomisë gjermane.