E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet arresti shtëpiak për të akuzuarit për Remzi Hoxhën

 

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda i kërkoi në seancën e sotme Prokurorisë së Krimeve të Rënda dokumente shtesë për tre të akuzuarit e Dosjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas të zhdukur Remzi Hoxha. Kur Prokuroria të plotësojë kërkesën për dokumentacionin e kërkuar për të tre të akuzuarit : Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe ,gjykata do të mblidhet të për të dhënë vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë.Sipas kërkesës së prokurorit Hana, sot duhej te jepej vendimi per "arrest shtepiak" per te akuzuarit. Aktualisht, masa e tyre e sigurise, eshte sekuestrimi i pasaportave dhe ndalimi i levizjes jashte vendit. Prokuroria kerkoi rendimin e kesja mase, por gjykata sot ka kerkuar dokumente shtese.Mësohet gjithashtu se Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej disa ditësh ka dërguar në çdo pikë kalimi kufitar të Shqipërisë fotografitë e të tre të pandehurve që ndodhen në Shqipëri si dhe të pandehurit në mungesë, Ilir Kumbaro, i cili mendohet se ndodhet i fshehur në Angli.

Burimet pranë togave të zeza pohuan djepër “Shekullin” se të pandehurit janë lajmëruar për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore, më 15 maj. “Pas marrjes së adresave të banimit që ndodhen në kërkesën për gjykim, të përpiluar nga prokurori Xhevat Hana, për vetë të pandehurit dhe avokatët e tyre mbrojtës, kemi urdhëruar dhe dërguar me anë të nëpunësit të gjykatës fletë-thirrjet për orën dhe datën e shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë së Krimeve të Rënda për vleftësim të arrestit dhe caktim të masës së sigurisë ndaj tre të pandehurve Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe”,-thuhet nga burimet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se fillimi i shqyrtimit të çështjes gjyqësore nga themeli është caktuar nga kryesuesi i pesëshes gjykuese, Xhelal Elezi, kur të pandehurit do të ulen për herë të parë në bankën e të akuzuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. Po sipas burimeve nga akuza mësohet se nuk mund të kërkohej një masë më e rëndë se ajo e arrestit shtëpiak për tre të pandehurit, pasi afatet e paraburgimit për ta kanë mbaruar, pas arrestimit të tyre të parë në vitin 2003.

Neni 237

“Arresti në shtëpi”

1. Me vendimin e arrestit në shtëpi, gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij ose nga një vend i caktuar ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistencë.

2. Kur është e nevojshme, gjykata i vë kufizime ose ndalime të pandehurit për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me atë.

3. Prokurori dhe policia gjyqësore kontrollojnë respektimin e urdhrave që i janë dhënë të pandehurit.

4. Për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin.

5. Koha e qëndrimit në arrest në shtëpi llogaritet në caktimin e dënimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›