E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzohet lirimi i perkohshem i Haradinajt reagon mbrojtja

Trupi gjykues i Tribunalit te Hages ka refuzuar kerkesen per lirimin e perkohshem te liderit te AAK-se

Ne nje deklarate te dhene menjehere pas ketij vendimi avokati mbrojtes i Haradinajt Michael OReilly shprehu zhgenjimin e tij me kete vendim te Tribunalit te Hages. 8232Mbrojtja e Ramush Haradinajt eshte e zhgenjyer qe Tribunali i Hages ka vendosur te mos i ofroje lirimin e perkohshem. Megjithate mbrojtja eshte e inkurajuar nga deklarata e Tribunalit qe sic qendrojne gjerat rigjykimi i pjesshem mund te filloje pa ndonje vonese dhe se ky eshte faktori i cili eshte marre per baze me rastin e vendimmarrjes. Mbrojtja gjithashtu vlereson deklarimin pozitiv te Tribunalit per sa i perket bashkepunimit te nje niveli te larte te z. Haradinaj me Tribunalin duke pranuar se z. Haradinaj nuk paraqet rrezik per sigurine e asnje personi thuhet ne deklaraten e OReilly-t. 8232Ne fund thuhet se mbrojtja do te konsultohet me Haradinajn para se te vendose se a do te ankohet ne kete vendim te Dhomes se Apelit te Tribunalit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›