Ushtaret shqiptare ne Maqedoni me flamur kombetar
Kendimi dhe rreshtimi i ushtareve te komunitetit shqiptar prane flamurit kombetar shqiptar ne nje nga kazermat e armates se Maqedonise ne qytetin e Velesit eshte vleresuar si nje skandal qe ka shkaktuar reagime ne mediat maqedonase dhe prane Ministrise se Mbrojtjes ben te ditur agjencia e lajmeve INA. Gjithcka ka ndodhur me publikimin e nje video-materiali ne faqen e internetit YouTube ku shihen ushtare shqiptare te ARM-se te cilet rreshtohen dhe raportojne para nje nenoficeri shqiptar ndersa ne prapavije duket flamuri i vendosur kombetar. Video-materiali eshte transmetuar tek disa media maqedonase qe kane vleresuar rastin si nje skandal prane organeve te sigurise. Komandanti i kazermes ne Veles Lupco Kostoski nuk e ka komentuar kete veprim te ushtareve ndersa ka paralajmeruar masa per ndricimin e rastit ndersa Ministria e Mbrojtjes nenvizoi se ky video-xhirim nuk e reflekton gjendjen ne ARM. Videoja eshte publikuar nga disa media maqedonase ndersa ne faqet e internetit ajo ishte botuar nga shkurti i vitit 2009.