E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzohet oferta e Tottenhamit për Bellamy

West Ham e ka refuzuar ofertën e Tottenhamit prej 6 milionë funtesh për të hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Craig Bellamy. U spekulua se West Ham është i hapur për oferta për shkak të problemeve financiare, por së fundi klubi ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për sulmuesin Craig Bellamy.
Negociatat mes dy klubeve u zhvilluan gjatë ditës së djeshme, dhe u shpresua se West Ham do të fitonte me shitjen e Bellamyt, por më vonë u bë e ditur se kjo ofertë ishte refuzuar. Trajneri i klubit të West Hamit, Gianfranco Zola, pësoi një goditje kur mori lajmin se Dean Ashton nuk do të rikthehet deri në mars, që ka penguar shitjen e Bellamyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›