E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallas dorëzohet për Francën

Mbrojtësi i Tottenhamit, William Gallas është dorëzuar në shpresë rreth rikthimit në Kombëtaren franceze, pas injorimit nga selektori Laurent Blanc prej Kampionatit botëror 2010.

34 vjeçari bëri paraqitjen e tij të fundit prej gjithsejtë 84, kur Franca u eliminua nga faza e grupeve e garës në Afrikën e Jugut.

“Ishte një kohë kur mendoja se do të ftohem sërish. Nuk ndodhi. Më pas është bërë e qartë se ekipi i Francës ka marrë fund për mua”, tha Gallas për televizionin francez TF1 të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›