E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musharafi paralajmëron kthimin në Pakistan

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf ka lajmëruar sot se ai do të kthehet në vend gjatë këtij muaji, për t`u bërë gati për zgjedhje.

Sfida e parë e Musharafit, me të arritur në Pakistan, mund të jetë shmangia nga arrestimi.

Prokurorët e shtetit thanë dje se ata po planifikonin kapjen e ish-shefit të ushtrisë, nën akuzat se ai nuk arriti të ofrojë siguri për ish-kryeministren, Benazir Buto, para vrasjes së saj në vitin 2008.

Mediat në vend kanë spekuluar se ushtria nuk do ta lejojë arrestimin e Musharafit, i cili u ka thënë mijëra përkrahësve në Karaçi se do të kthehet në Pakistan ndërmjet 27 dhe 30 janarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›