Regjisori Anagnosti, karriera në dy libra

Regjisori Dhimitër Anagnosti, për herë të parë boton pak nga karriera e tij e gjerë në kinema. Janë dy skenarë dhe një dramë te cilat vijne në botimin "Përralla nga e kaluara" ku përmblidhen skenari i filmit me të njëjtin titull "Përrallë nga e kaluara", i vitit 1987, dhe skenari i filmit "Gjoleka, djali i Abazit", i shkruar dhe i realizuar nga regjisori në vitin 2006. Veç, skenarit, Anagnosti zbulon për lexuesin ne botimin e Toenes edhe disa skema ilustruese, që ai i ka bërë gjatë kohës kur xhiroheshin dy filmat e kësaj përmbledhjeje.
Botimi i dytë është drama "Nata e trokitjeve në xhama", e vetmja që vuri në skenë në vitin 2000 nga trupa e Teatrit Kombëtar. Nuk ndodh shpesh që lexuesit t'i prezantohen përmbledhje të tilla. Ndersa kishte bashkepunuar me regjisore si Viktor Gjika ne fillesat e karrieres se tij me filmin "Duel i heshtur" Anagnosti doli si regjisor i pavarur per te kapur suksesin me filmat “Lulekuqe mbi mure” me tej sukses mjaft të bujshëm patën edhe filmat e tij "Përrallë nga e kaluara", 1987 dhe "Kthimi i ushtrisë së vdekur", 1989, në të cilët është edhe autor i skenarit. Ndersa ne vitin 2006 ai u rikthye ne ekranin e madh dhe tek publiku me filmin “Gjoleka, djali i Abazit”.
Mira Tuci