E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjisori Kokonozi dekorohet "Mjeshtër i Madh"

Regjisori i njohur Bujar Kokonozi është nderuar me urdhërin "Mjeshtër i Madh", nga presidenti i Republikës Bamir Topi. Regjisori e morri këtë titull "Për kontribut të rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e medias elektronike shqiptare, për të komunikuar te publiku emisione me vlera të mëdha artistike, me përmbajtje kombëtare dhe progresive".

"Ju sot merrni këtë titull dhe jam i bindur që përtej këtij titulli ka dhe tituj të tjerë. Por nuk e bëjnë titujt njeriun që të jetë në piedestal, ju ka bërë vepra juaj. Dhe ju vlerësoheni me të drejtë dhe kjo demostron nga një përkrahje e gjerë për titullin që ju meritoni", tha presidenti Bamir Topi, gjatë ceremonisë së dekorimit.

"Ju falenderoj qe po më nderoni në këtë moment shumë të rëndësishëm për mua. Këtë cmim e ndaj me të gjithë ju dhe të tjerë që nuk janë në këtë moment, por që kemi punuar bashkë", u shpreh regjisori Bujar Kokonozi. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm artistë e kolegë të regjisorit.

Vilma Masha < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›