E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal në Greqi. Ushtria greke thirrje raciste ndaj shqiptarëve

Autoritetet greke kanë pezulluar një oficer dhe premtojnë veprime më të ashpra kundër anëtarëve të një njëise të rojeve bregdetare të akuzuar për slogane raciste kundër shqiptarëve dhe emigrantëve të huaj në përgjithësi. Parullat u hodhën ndërsa trupat marshonin në paradën e përvitshme me rastin e ditës së pavarësisë, që sikundër dhe për fqinjët shqiptar, shenon ngadhënjimin mbi pushtuesin otoman. Në videon që më pas u postua dhe në internet, tregohen anëtarët e një grupimi elit zhytësish që hedhin parulla të tipit "Grek lind e nuk bëhesh dot kurrë". Thirrjet vijojnë dhe më tej ndërsa retorika pasohet dhe nga policë të rendit.

• EKSKLUZIVE/Reagon ministri i Jashtëm, Ilir Meta

"Nuk do të bëheni asnjëherë grek, shqiptarë. Shqiptarë do tua derdhim gjakun derra shqiptarë", "Jashtë të huajt, të huajt jashtë. Greqia është për grekët". Në fund të videos duket madje dhe një prift që bën thirrje për rezistencë, pasi sipas fjalëve të tij ata po na marrin vendin. Ministri për mbrojtjen e qytetarëve, Michalis Chrisochoidis, dënoi ashpër incidentin e një dite më parë. Menjëherë kanë filluar hetimet deklaroi ai, ndërsa shtoi "njerëz të tillë nuk kanë vend mes rojeve bregdetare.

Asnjë njeri patrullë nuk ka të drejtë të cënojë këtë njësi me slogane raciste, që nxisin urrejtje dhe ksenofobi, shtoi ministri i cili deklaroi se të tjera sanksione do të pasojnë hetimin. Thirrjet ksenofobe kundër shqiptarëve në radhët e forcave të armatosura greke nuk janë gjë e re. Pesë vjet më parë në internet u publikua një video ku tregoheshin ushtarë që stërviteshin pikërisht duke kënduar këngë antishqiptare.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e premte , 26 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›