Regjisori anglez që nuk kënaqet me veten
Pamja nga kati i fundit i ndërtesës së Malmaisonit në Liverpul është befasuese. Aroma e detit dhe fëshfërima e erës është sfondi ku shikimi i vizituesit humbet në horizont, duke mbledhur mbetjet e arkeologjisë industriale. Një grup teknikësh që merret me rregullimet e veta na sjell në realitet. Nga ana tjetër e tarracës dëgjohet një zë: "Route Irish". Regjisori britanik po merret me xhirimet e filmit. Skenaristi Paul Laverty, me të cilin bashkëpunon që prej vitit 1995, ka gjithmonë gati një histori të frymëzuar nga e tashmja. Filmi "Route Irish" pasqyron luftërat që zhvillohen në Irak dhe Afganistan.
"Route Irish" është korridori 12 kilometra që ndan aeroportin e Bagdadit nga zona jeshile, ajo e ambasadave, e lagjes amerikane dhe arsimit irakian. Cila është lidhja mes Bagdadit dhe Liverpulit? Fergus dhe Frankie, protagonistët e filmit janë rritur së bashku në Liverpul. Fergus, një ish-ushtar profesionist, bindi Frankie-n, i cili ishte i papunë, të punonte për agjencinë e tij të sigurimeve që po kalon një periudhë pak të vështirë. Frankie vritet në rrethana misterioze pikërisht në mes të rrugës "Route Irish". Fergus, që kishte mbetur në Liverpul, vendos të hetojë për vdekjen e shokut. Dyshon te të gjithë, por tek asnjë në veçanti, ndjek pista të gabuara, kapet pas fantazmave. Por çfarë po ndodh?
Loach i xhiron skenat në mënyrë kronologjike pa u treguar aktorëve mbi zhvillimin e skenarit me qëllim që interpretimet të jenë më të mira të mundshme. Mark Womak, aktori që interpreton Fergus-in, kujton dhunën kur merr vesh për vdekjen e Frankie-t (sigurisht në film). "Në fillim të kësaj pune, John Bishop, aktori që interpreton Frankie-n dhe unë kemi kaluar shumë kohë bashkë gjatë provave. Madje sërish bashkë shkuam në një kamp ushtarak para nisjes në Jordani për xhirimin e skenave të përshtatura në Bagdad. Isha i bindur se do të qëndronim bashkë gjatë gjithë xhirimeve të filmit, kur përmes një telefonate mora vesh vdekjen e tij. U trishtova shumë, sepse kisha humbur dy gjëra të rëndësishme: personazhin tim dhe një mik të mirë", tregon. Loach është një regjisor që ua jep dialogët aktorëve vetëm një natë para provave, kështu që ata nuk e dinë kurrë se sa kohë do të zgjasin xhirimet dhe çfarë do të ndodhë me personazhin e tyre. "Është fantastike të punosh kështu", thotë Wokman. "Redaksia më ka kërkuar pasaportën... Ndoshta Fergus do të kthehet në Bagdad të hetojë?", pohon duke buzëqeshur.
Aktualisht ndodhemi në apartamentin modern të Fergus-it. "Fergus ka fituar shumë para me profesionin e tij, por është një njeri i thjeshtë, një djalë nga Liverpuli. Madje, ai nuk di ç‘të bëjë me gjithë atë pasuri. I mungon kultura", thotë Paul Laverty, skenaristi dhe bashkëpunëtori i Loach që prej vitit 1995. Ndërkohë, drejtori i fotografisë, Chris Menges, mik i ngushtë i regjisorit kalon para nesh duke tërhequr një valixhe të mbushur me objektivë të të gjitha përmasave. Po xhirojmë disa skena në një lagje të vjetër të Liverpulit, nën hijen e katedrales anglikane të qytetit. Pasi të mbarojmë do të shkojmë në shtëpinë e Rachel-it, mikeshës së re të Frankie-t, me të cilën Fergus ka rënë kokë e këmbë në dashuri.
Por para se të fillojmë xhirimet kemi vendosur të drekojmë në një kishë të qytetit. Si gjithmonë Loach preferon një panine të vogël me djathë, pak kos dhe një lëng molle. "Ushqimi është armiku i kinemasë", komenton. "Këtë do të porosisë edhe në darkë", thotë një pjesëtar i stafit. "Nuk dëshiron të ngarkohet shumë gjatë provave. Gjithmonë dëshiron të jetë i vëmendshëm". Që është i shkathët dhe shumë i vëmendshëm, kjo as që vihet në diskutim, por 73-vjeçari Loach e ka trupin si një djalë i ri. I rrethuar nga ndihmësit e tij, regjisori flet për skenat pasardhëse, por duke u kujdesur që aktorët të mos marrin vesh asnjë detaj se si do të vejë filli i historisë së tyre. Pastaj shpjegon duke ulur zërin: "Rachel nuk e di ende se shtëpia e saj është vënë në shënjestër. Skena tjetër do të xhirohet pikërisht në shtëpinë e saj. Ajo që më shqetëson është fakti që nuk e di se si do ta presë këtë lajm". Në fakt, Andrea Lowe, një aktore 34-vjeçare me një eksperiencë të madhe në televizionet angleze dhe që në film interpreton Rachel-ën, nuk ka asnjë ide për tragjedinë që e pret. Apartamenti i Rachel gjendet disa metra larg kishës, në "Huskisson Street". Ndërkohë, bëhemi gati për xhirimet. Njëra nga asistentet thërret Rachel-ën, e cila nuk e kupton pse është e hapur dera e shtëpisë saj. Pastaj hyn brenda dhe sheh apartamentin krejtësisht të shkatërruar. "Shumë mirë", thotë regjisori, më pas me shumë qetësi i drejtohet asaj dhe i thotë ta xhirojnë edhe një herë skenën. Rachel-ës i duhet të improvizojë reagimin. Emocionet janë të mëdha. Gruaja e re merr frymë thellë dhe fillon të qajë me ngashërim. Njëra nga asistentet i afrohet sërish dhe e pyet nëse ka nevojë për një filxhan kafe. Më vonë Rachel-ës i vjen një mesazh nga Ken Loach: "Ju kërkoj ndjesë që nuk ju përshëndeta. Këto ishin skena shumë të vështira dhe shumë delikate nga ana psikologjike".