Dy shqiptarë në listën e më të kërkuarve të FBI-së
Ndryshe nga italianët, ku gjithçka zhvillohet brenda rregullave të familjes, ku kemi bosët, kapot dhe ushtarët, mafia shqiptare është shumë më pak e strukturuar dhe është shumë e vështirë të gjurmohet. Konspiratorët punojnë së bashku për skema specifike, pastaj ndahen dhe lidhen me të tjerë kriminelë sipas interesave të tyre. Udhëheqësit e tyre ndryshojnë në vartësi të krimit. Kështu e nisin rrëfimin e tyre agjentët e FBI-së në emisionin e "Fox News". Sipas tyre, në vitin 2005, FBI, së bashku me Agjencinë e Imigracionit dhe të Doganave, si dhe Agjencinë e Alkoolit, Duhanit dhe Armëve të Zjarrit, arritën një nga sukseset e tyre të mëdha, duke ndërmarrë operacionin "Shqiponja e Zezë", që e ka marrë emrin nga shqiponja me dy koka e flamurit shqiptar. Gjatë një periudhe katërvjeçare, hetuesit provuan ekzistencën e një numri grupesh me lidhje jo pak të forta në Nju Jork, Nju Xhersi, Çikago dhe Filadelfia, si dhe në Kanada, Holandë, Shqipëri dhe në rajonet etnike shqiptare të Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës. Një nga më të kërkuarit e FBI-së, Kujtim Lika, si pasojë e shpërndarjes së kokainës dhe heroinës, luante poker dhe "Blackjack" për ditë të tëra pa pyetur për të hollat që harxhonte në kazinotë e "Atlantik City".
Drejtuesit e bandës
Në një aksion të suksesshëm, FBI arrin të vendos një agjent të fshehtë në botën e grupeve shqiptaro-amerikane. "Ne ishim pak nervozë në fillim, thotë agjenti Farley, sepse ne e dinim që ata nuk i pranojnë të huajt në komunitetet e tyre. Duhet kohë që të fitosh besimin e tyre. Por në këtë rast ne kishim gjetur personin e duhur". Agjenti i fshehtë arriti të penetronte në një shoqëri të mbyllur, duke treguar lidhjet e tij me botën e krimit dhe duke qenë në gjendje të gjeneronte të holla. Si pasojë, thotë FBI, agjenti u njoh më së fundi me dy nga njerëzit më të fuqishëm në botën e mafies shqiptare: me Myfit "Mike" Dika dhe ish-gjimnastin Kujtim "Timmy" Lika. Sipas burimeve të njerëzve të ligjit në SHBA, shqiptari Dika i kishte bërë vend vetes në "LCN", sepse refuzoi të bisedonte për bashkëpunëtorët e tij në familjen kriminale "Genovese", pasi u ndalua gjatë një aksioni të policisë për drogë. Pasi kreu dënimin e tij prej 10 vitesh burg, Dika u shpërblye për besnikërinë e tij me një pagesë të majme, të cilat i prishi menjëherë duke luajtur në "Texas Hold‘Em". "Mendimi ynë ishte se ai ishte kaq xhepshpuar, sa dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nuk guxonin t‘i jepnin para borxh", thotë agjenti Hall. Pavarësisht pamjes së tij prej një njeriu të respektuar, me një shtëpi me vlerë prej 1,5 milionë dollarësh në zonën e qetë të "Wyckoff", Dika, pirës edhe i purove, shpesh dukej se nuk kishte të holla, duke refuzuar të mos paguante nëpër restorante dhe duke i dhënë kamerieres një bakshish të majmë herë pas here. "Edhe Lika bënte një jetë të shthurur, duke kaluar edhe 48 orë pa gjumë, thotë Hall. Ai nuk dallonte dot ditët nga netët". Ai nuk pyeste se sa para prishte, shton agjenti.
Aktiviteti kriminal
Dika dhe Lika u përpoqën të blinin një restorant në liqenin e "Greenwood Lake", Nju Jork. Por në fund kjo nuk u realizua.
Policia thotë se Lika është një emigrant ilegal nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, i përfshirë në trafikun e prostitutave në Itali dhe në vrasjen e një bashkatdhetari për gjakmarrje. Në Shtetet e Bashkuara ai ishte pronari i një agjencie udhëtimi, duke përdorur sistemin "Havala" të transfertave të parave në një zyrë motër në Maqedoni. Ashtu si në rastet e grupeve terroriste, hetuesit mendojnë se ky sistem përdoret shpesh për transferimin e përfitimeve nga drogat pa lënë asnjë gjurmë. Policia thotë se Lika njihet si kontrabandisti i parë më i madh shqiptaro-amerikan në tokën amerikane. Ekipi i hetuesve thekson se Lika dhe Dika kanë drejtuar një operacion që merrej me transportin e heroinës, kokainës, ekstazisë e deri tek armët e zjarrit, cigareve dhe mallrave të tjera kontrabandë, duke i fshehur të hollat në rripat e transmisionit të kamionëve. Me një orë të madhe "Rolex" dhe bizhuteri, Dika dallohej nga Lika, që sipas policisë u shmangej të gjitha bisedave për veprimtarinë e tij kriminale, qoftë dhe me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Megjithatë ai e lejoi agjentin e fshehtë në rrethin e tij, thonë investigatorët, në sajë të aftësisë së agjentit për t‘i bindur për besnikërinë e tij. Sipas policëve, ata i ngarkuan agjentit të fshehtë transportin e 100 kilogramëve heroinë dhe kokainë në Shtetet e Bashkuara. "Ata kërkuan shpërndarjen e saj, shpjegon agjenti Farley, dhe si pasojë do të kishin një fitim prej disa milionë dollarësh. Mendoj se ata kishin vendosur që pas këtij operacioni të tërhiqeshin dhe të shijonin paratë". Agjentët federalë, në sajë të ndihmës së agjentit të fshehtë, arritën të filmonin paketimin e heroinës nga Lika, ndërsa Dika pinte puro në të njëjtën dhomë. Në mars të vitit 2009, operacioni "Shqiponja e Zezë" përfundoi me arrestimin e disa të pandehurve në Nju Jork dhe në Nju Xhersi, dhe me konfiskimin e disa sendeve personale, midis të cilave të një "Bentli" dhe të dy aeroplanëve. Por për habi të agjentëve të FBI-së, Lika dhe Dika arritën të shpëtojnë. Sipas disa të dhënave, thuhet se ata janë parë pas disa kohësh në Toronto, Kanada. Por FBI mendon se ata fshihen në Teksas, Meksikë ose në ishullin Margarita, që ndodhet pranë Venezuelës, në përgatitje për t‘u kthyer në Europë.