E Diel, 1 Nëntor 2026

"Na vjen keq, por vendosi vetë gjyqtari"

Federata Franceze e Futbollit ka reaguar për herë të parë që pas ndeshjes së shumëpërfolur kundër Irlandës, ku Henri dha asistin e golit, pasi e ndaloi topin me dorë. "Edhe pse e kuptojmë mirë mërzitjen e lojtarëve, stafit dhe tifozëve irlandezë, federata nuk e ka mohuar asnjëherë gabimin e gjyqtarit, që i lejoi Francës të barazonte. Por gjatë ndeshjeve vendimet merren nga gjyqtari dhe janë përfundimtare. Prandaj, rezultati i ndeshjes nuk mund të ndryshohet dhe nuk do ketë asnjë përsëritje", thuhet në komunikatën zyrtare që pason atë të FIFA-s, e cila konfirmoi të njëjtën gjë. Në fund të kësaj deklarate, FFF shton se vendimi i FIFA-s duhet respektuar nga të gjitha palët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›