Regjisori festoi 80-vjetorin e lindjes, duke promovuar një përmbledhje dramash
Më 16 shtator, Mihal Luarasi mbushi plot 80 vjeç. U kalua në heshtje disi, ndoshta vetëm me urime miqsh e të afërmish të ngushtë. Për dashamirësit dhe për mediat është pritur një tjetër rast për të festuar. Dje në mbrëmje u organizua ceremonia e promovimit të librit "Gomone- përmbledhje dramash", shkruar nga vetë Mihal Luarasi. Një libër dhe një përvjetor për regjisorin e njohur Mihal Luarasi, i cili lindi në Korçë në vitin 1929. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë. Në teatër për herë të parë si regjisor paraqitet me tragjedinë e Shilerit "Intrigë dhe dashuri" në 1957, me shumë sukses në Teatrin Popullor, spektakël që qëndroi në repertor shtatë vjet dhe u luajt më se 300 herë.
Luarasi është një prej regjisorëve më të shquar të periudhës më të ndritur e cilësore të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973. Është regjisor i dramës "Njolla të murrme" me trupën e Korçës, me të cilën fitoi të gjitha çmimet e para në Festivalin IV Kombëtar të Teatrit 1969. Pas tri ditësh, spektaklin e pa diktatori Enver Hoxha dhe e dënoi si vepër armiqësore. Tri vite më pas, në teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, vuri në skenë dramën "Çështja e inxhinier Saimirit", të Fadil Pacramit, vepër e cila gjithashtu u dënua. Me Festivalin e 11-të në RTSH po atë vit, regjisori Luarasi edhe një herë u përball me diktaturën, e cila urdhëroi burgosjen e tij me tetë vjet heqje lirie. Pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990. I kthehet sërish teatrit pas viteve ‘90. Në vitin 2003 u botua libri i tij, "Teatri Kombëtar në udhëkryq", dhe pas dy vjetësh libri i dytë me shkrime mbi teatrin dhe arte të tjera, titulluar "Kujtesa që nuk fle".