E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers, vlerësime për Festivalin Folklorik

Pas përfundimit të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, ku për këtë vit çmimi është fituar prej Qarkut të Shkodrës, për një përfaqësim më të mirë në gjinive folklorike ka qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, John L. Withers II, i cili pas mbrëmjes së fundit të festivalit, dje paradite, ka marrë pjesë në çeljen e "Klubit Rinor", projekt i financuar nga Ambasada Amerikane në qytetin e Gjirokastrës. Sipas tij, projekti ka si qëllim kryesor aftësimin e të rinjve për të nxitur bashkëjetesën dhe ndikimin mbi politikat e vendimmarrjes lokale. Withers, ndër të tjera shprehu kënaqësinë e tij për praninë në natën e fundit të edicionit IX të Festivalit Folklorik Kombëtar. "Kurrë më parë nuk kisha parë një folklor të tillë. Qyteti juaj është i pasur me kulturë, histori dhe letërsi. Çdo qytet në botë do ta kishte zili një fakt të tillë, prandaj unë ndihem këtu si në shtëpinë time", tha ai. Veç Shkodrës, e cila fitoi vendin e parë në këtë festival të rëndësishëm të folklorit shqiptar, me çmimin e dytë është vlerësuar Gjirokastra dhe Kosova, ndërsa me të tretin, Elbasani dhe Lezha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›