Regjisori grek: Troja, si gjenocidi serb në Kosovë
Me vendosjen e tragjedisë "Troja" në skenën shqiptare, regjisori grek, Vangjelis Theodoropulos, ka zgjedhur rrugën e vështirë të suksesit jashtë vendit të tij.
Si drejtor artistik i teatrit "Neo Kosmos" (Bota e Re) në Athinë, ai ka rreth 10 vjet që bën projekte me aktorë profesionistë shqiptarë dhe të huaj. Këtë po bënë dhe tani, ku në Festivalin e Butrintit (Sarandë), që do të nisë në 7 korrik do të vërë në skenë pjesën “Troja”. "Dëshira të njoh shqiptarët dhe Shqipërinë ka ardhur natyrshëm", - thotë ai në një intervistë. Në sallën e Teatrit Kombëtar u paraqit i vendosur të sillte në jetë, atë çfarë ka dashur gjithmonë, historinë tragjike të Trojës. "Më kishin propozuar të vija në skenë "Aristofanin", por nuk ishte zgjedhja ime më e mirë. Zgjodha pikërisht Trojën për arsye të ndryshme: barbarizmi i luftës, emigrimi, tragjedia".
"Kam dashur të bëj një lloj paralelizmi midis periudhës së antikitetit me tragjeditë që ndodhin në ditët e sotme. Si rastet e shumta që janë evidentuar kohëve të fundit të gjenocidit serb në Kosovë, torturat e Guatanamos, dhe luftëra e Gjirit etj..." , shprehet regjisori. Vangjelis Theodoropulos punon përgjithësisht për të nxjerrë vlerat e veprave klasike dhe atyre bashkëkohore, që të sjellin shumë afër realitetit ku jeton.
"Në një shfaqje duhet të nxirren në pah problemet e ndryshme sociale që po përjetojnë vendet e Ballkanit. Me anë të këtyre veprave mund të ketë komunikim sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta".
Ai nuk e ka zgjedhur rastësisht skenën e Butrintit, historia e kësaj vepre e ka çuar drejt gjurmëve të qytetërimit të vjetër. Neoptolemeu, i biri Andromakës, sipas mitologjisë e dërgua në Butrint. Emigrantët e parë grekë janë vendosur pikërisht këtu, në këtë vend të mrekullueshëm. Kjo lidhje nuk është rastësi, është pikërisht ky shkaku që pasqyrimi i kësaj vepre do bëhet në vendin më adapt të zgjedhur".
Regjisori tashmë ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me trupën e aktorëve, edhe pse nuk flet shqip, ai arrin të ketë një komunikim profesional të dukshëm, që e bën më të lehtë realizimin e këtij projekti. Kjo vjen pasi kjo trupë ka nevojë të mësojë nga një bashkëpunim me një personazh të huaj. Të gjithë po përgatiten për të sjellë në skenë atë çka është cilësuar më e mira e mundshme. "Më rinon prezenca ime këtu. Unë jam si një fletë e hapur e bardhë për aktorët, të njëjtën gjë dua të tregoj dhe tek ata. Kemi një lidhje të gjatë historike, komunikimi im me aktorët në skenë vjen natyrshëm dhe s'më duket sikur po flasim gjuhë të huaja," thotë zoti Theodoropulos .
Përgjatë provave që zhvillohen aktorët tregohen shumë të vëmendshëm dhe punojnë me një seriozitet të llahtarshëm. Kur i pëlqejnë sugjerimet e regjisorit, aktorët e përqafojnë.
Gjatë kësaj interviste, regjisori thekson se ka "vënë re që kësaj trupe profesioniste nuk i mungon dëshira për të punuar. Nuk është hera parë që punojnë me orë të tëra. Kjo tregon dashurinë dhe impenjimin që kanë ata, gjë që se kam vendosur unë me diktaturë, por u treguan spontanë për realizimin e saj. Kam kuptuar për gjatë periudhës të shkurtër që kam qenë këtu se teatri është në një periudhë tranzicioni. Ndofta për arsye ekonomike, ndoshta...". Ky lloj ambienti ka nevojë të zgjerojë kufijtë e tij, të jetë më i hapur dhe elastik. Aktet skenike duhet të kapin pulsin e kohës dhe të jenë më bashkëkohore. Regjisori grek nuk ka dashur të tregohet kritik, pasi ka shumë pak kohë në Shqipëri, por thjesht shpreh një dëshirë që ky teatër të realizohet ashtu siç duan ta shohin të gjithë.
Absolutisht që s'do mundnim të fajësojmë aktorët. Shqipëria ka aktorë shumë të mirë. Ky institucion ka ngërçe të mëdha dhe prapambetje, jo artistike, ne e dimë që ka një mungesë të madhe subvencioni nga shteti, i cili nuk i ndihmon fare realizimin e shumë projekteve.
Regjisori është i mendimit se, "Duhet shumë investim në kulturë, pasi luan një rol mjaft të rëndësishëm në edukimin e një individi. Unë s'bëhem kritik se kam shumë pak kohë këtu po dua të tregohem i hapur me faktet".
Duke bërë një krahasim mes dy vendeve që nuk kanë ekonomi me dallim të mëdha nga njëra tek tjetra, mund të bëjnë një paralelizëm. Buxheti i një teatri kombëtar grek ka një subvencion prej 25 milionë eurosh për sezon. Kjo varion me teatrot bashkiake dhe ato private që ndodhen në shtetin fqinj. Rezultati është 420 premiera vetëm në Athinë për një sezon. Pjesa ''Trojanët " pasi të mbarojë performancën e saj në Butrint dhe më pas në Teatrin Kombëtar, do të vazhdojë turin e saj në teatrin e Vironasit për "Festivalin e Athinës" më datë 21 korrik, në një nga festivalet më të vjetra të këtij vendi.
Për këtë shfaqje është treguar një interes i jashtëzakonshëm, si nga publiku i huaj dhe nga shtypi grek, që e ka titulluar si një nga evenimentet kryesore dhe më të rëndësishme për këtë fund sezoni artistik. "Rëndësia e këtij spektakli është sepse grekët e shohin me fytyrë tjetër teatrin shqiptar dhe atë të vendeve të huaja. Kjo shfaqje do jepet në gjuhën shqipe dhe me titra greqisht. Kjo është një mundësi shumë e mirë për t'i ndryshuar përshtypjet këtij vendi dhe për t'i dhënë një nocion tjetër imazhit të krijuar për vendet e Ballkanit", përfundon regjisori.