Regjistri elektronik, ISKSH pastron rreth 80% të dublikimeve
TIRANË- Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka pastruar rreth 80 për qind të dublikimeve nga 38.500 që rezultonin në regjistrin elektronik. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Elvana Hana, në sistem janë hequr të gjithë të vdekurit dhe të larguarit brenda qendrave shëndetësore sipas rajoneve të vendit, ndërsa janë regjistruar të gjithë banorët e rinj, lindje dhe të ardhur, të cilët nuk kanë qenë të hedhur në regjistrin elektronik.
Hana ka sqaruar se regjistri elektronik i pacientëve rrit transparencën dhe i mundëson ISKSH-së të lidhë në mënyrë të saktë buxhetin me numrin e banorëve të cilëve u shërben një qendër shëndetësore. Gjithashtu, në nismën e ISKSH-së, për kontaktimin e banorëve nga mjekët e përgjithshëm dhe të familjes, si dhe pajisjen me ID të tyre, aktualisht janë kontaktuar rreth 25% (në rajone si Lezha, Korça, Dibra, Shkodra dhe Tirana janë kontaktuar rreth 50%) e gjithë banorëve të regjistruar pranë mjekut të përgjithshëm dhe të familjes, dhe kjo përqindje rritet ndjeshëm nga dita në ditë", - u shpreh drejtoresha e ISKSH-së.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)