E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Krrabë, rrëfehet taksisti: Fiqiriun e ndoqën 3 vetë

TIRANË- Nazime Visha, vajza e cila dyshohet se qël loi për vdekje njeriun që e cilësoi si abuzuesin e saj seksual, do të qëndrojë vetëm 30 ditë në qeli. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat, duke urdhëruar Prokurorinë të kryeje verifikimet për pretendimet e palëve, nga njëra anë të Nazimes që këmbëngul që është viktimë e përdhunimit e për këtë shkak u shndërrua në vrasëse dhe nga ana tjetër, dyshimet që hidhen lidhur me autorësinë e krimit të rëndë. 

Në lidhje me momentin për të cilin po flasim duhet sqaruar dhe momenti i deklarimit të shoferit të taksisë Myrvet Bardhi. Ai ka deklaruar se: Në momentin që ka dëgjuar krisma ka parë të ndjekin viktimën Fiqiri Muça jo vetëm Nazime Visha, por edhe xhaxhai e gjyshja e saj. Nisur nga këto rrethana dhe duke patur parasysh pretendimet e Nazime Vishës; është pretenduar për përdorim force në marrëdhënie seksuale, për përdorim dhune dhe kanosje të vazhdueshme, të cilat mbeten për tu diskutuar, duhet të kryhen verifikime dhe të pyeten persona konkretë që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, të cilët nga ana jonë nuk janë pyetur ende. Në këtë moment, duke patur parasysh edhe pretendimet e Nazime Vishës, e cila shprehet se ka qenë nën dhunë, presion e kërcënim, ndodhemi përpara një vepre me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 

Pa u hyrë arsyeve dhe motivit që e kanë shtyrë personin nën hetim për kryerjen e kësaj vepre penale, pasi siç thashë ka nevojë për sqarime të mëtejshme, gjykojmë se ndaj saj pavarësisht rrethanave duhet caktuar një masë me karakter shtrëngues personal. Duke patur parasysh dhe krijimin e një klime tensioni midis dy familjeve në fjalë Muça dhe Visha, ku secila ka pretendimet e veta, gjykojmë se masa e cila duhet caktuar ndaj Nazime Vishës, duhet të jetë ajo e arrestit në burg për veprat penale për vrasjen dhe dashje dhe prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake. (Prokurori paraqet vetëm procesverbalet e familjarëve të familjes Visha, pasi sipas tij nuk është bërë e mundur të pyeten pjesëtarët e familjes Muça, për shkak të kohës së shkurtër, ç'ka sipas organit të akuzës do të sqaronin dhe më mirë rrethanat e ngjarjes).
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›